Informojmë se Drejtoria e doganave solli një Urdhëresë të re për konstatimin e periudhës së qëndrimit të automjeteve në terminalet shtetërore të doganave për të cilat nuk paguhet kompensim.

Ministri i financave që në gusht të vitit 2011 solli Rregullore për lartësinë e kompensimeve për shërbimet e kryera dhe lartësinë fillestare të qirasë së hapësirës reklamuese dhe asaj afariste të pikave të kalimeve kufitare (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 114/2011), sipas së cilës gjatë procedurës doganore që zhvillohet në terminalet shtetërore të pikave të kalimeve kufitare nuk paguhet kompensim për qëndrimin e automjeteve.

Por, në mbështetje me Rregulloren për hyrje dhe dalje në terminalet doganore jashtë procedurës doganore ose pas përfundimit të saj te pikat e kalimit kufitar për qarkullim rrugor kompensimi arrin:

                   Deri në 1 orë – 200,00 den

                   Deri në 3 orë – 400,00 den

                   Deri në 6 orë - 600,00 den

                   Deri në 24 orë – 1.000,00 den

                   Për çdo orë më shumë se 24 orë - 50 den               

Me qëllim që të sigurohet reduktim shtesë i shpenzimeve për qëndrim të automjeteve dhe precizim i procedurës së lirimit nga pagesa e kompensimit për qëndrim në terminalet shtetërore, në seancën e Njëzet e shtatë të mbajtur më 07.10.2014, Qeveria e Republikës së Maqedonisë solli përfundim me të cilin përfshihen dy risi me të cilat sigurohet qëndrim pa pagesë në terminalet shtetërore të pikave të kalimeve kufitare:

-     në afat deri në 3 orë nga hyrja e regjistruar e automjeteve në terminalet doganore deri te dalja e regjistruar e automjeteve nga terminalet doganore për mall që nuk i nënshtrohen lëshimit të patentave nga organet e inspektimit dhe

-     në afat deri në 5 orë nga hyrja e regjistruar e automjeteve në terminalet doganore deri te dalja e regjistruar e automjeteve nga terminalet doganore për mall që i nënshtrohet lëshimit të patentave nga organet kompetente të inspektimit të pranishme në pikat e kalimit kufitar.

Për shkak të zbatimit pa pengesa të këtyre risive Drejtoria e doganave solli Urdhëresën e re që hyn në fuqi më 18 nëntor 2014.