Nëpunësit doganor nga Seksioni për punë operative në bashkëpunim me Ministrinë e punëve të brendshme, gjatë kontrollit të një automjeti motorik për pasagjer me targa serbe të regjistrimit në një bunker special gjetën 152.395 euro.

Në ditën e ngjarjes, rreth orës 20:00 në pikën e kalimit kufitar Tabanoc gjatë daljes nga Republika e Maqedonisë është ndaluar një automjet motorik për pasagjer i markës MERCEDES E220 me targa serbe të regjistrimit drejtuar nga një shtetas serb nga Presheva. Gjatë kontrollit të detajuar doganor të automjetit motorik në pjesën e poshtme pas targës së përparme të regjistrimit, zbulohet një bunker i ndërtuar special prej të cilit janë nxjerrë 152.395 euro.

mercfront

Duke u mbështetur në Ligjin për punë me deviza, personit i janë kthyer 10.000 euro, një shumë që jorezidenti mundet lirisht ta nxjerrë jashtë vendit pa e deklaruar, përderisa shuma tjetër prej 142.395 eurove është mbajtur përkohësisht dhe është depozituar në Thesarin e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.

mercunder

Kundër personit do të merren masa përkatëse.

mercback