Nëpunësit e doganës nga Seksioni për punë operative – ekipe mobile penguan një tentativë për kontrabandë të marihuanës përmes pikës së kalimit kufitar Tabanoc – autostradë.

Më datë 13.03.2015 në ora 13:30, në pikën e kalimit kufitar Tabanoc në dalje nga Republika e Maqedonisë mbërriti një automjet motorik i udhëtimit me targa gjermane të regjistrimit, drejtuar nga një shtetas gjerman. Pyetjes së nëpunësit doganor se mos vallë ka diçka për të deklaruar për kontrollin doganor, personi është përgjigjur negativisht. Automjeti ishte përzgjedhur për kontroll të detajuar, fillimisht me qenin doganor që ka dhënë shenja për prani të mjeteve narkotike, ku dhe është qasur drejt kontrollimit të detajuar. Më pas te shumica e pjesëve origjinale të automjetit (mbi rrotën e përparme, te pjesa e ndenjëses së drejtuesit dhe bashkëdrejtuesit, te pjesa e pasme e majtë dhe e djathtë e bagazhit dhe te pjesa e djathtë e paraklopit) janë gjetur 15 paketime të mbushura me marihuanë, të mbështjella me lentë kafeje të ngjitësit me peshë totale prej afro 14,680 kilogramëve.

droga1

 I dyshuari ka prokuruar marihuanën në Maqedoninë Perëndimore dhe ka pasur tendencë që ta transportoj në vendet perëndimore-evropiane.

Drejtoria e doganave ngriti padi penale për “Prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve” deri te Prokuroria publike në Kumanovë, ndërsa i dyshuari është nxjerrë para gjykatës në procedurë të mëhershme.

droga2

Seksioni vazhdon me masa të mëtejme dhe aktivitet për zbulim të personave tjerë të involvuar në vepër penale.