Drejtoria doganore e RM njofton se ka sjell udhëzim të ri për klasifikimin e kompjuterëve dhe souftuerëve në pajtim me tarifën doganore.

Qëllimi i këtij udhëzimi është që të përcaktoj qartë mënyrën e klasifikimit të sistemeve kompjuterike, serverëve kompjuterik, laptopëve dhe pjesëve për të. Njëherit, udhëzimi i sjellur mundëson mbështetje gjatë klasifikimit të kompjuterëve si sisteme ose njësi të veçanta, pjesë,  aksesorë dhe softuer, në përputhje me fuksionin e tyre, dizajnin dhe karakteristikat.

 

 

Udhëzimi në tërësi është harmonizuar me bazën ligjore për klasifikimin e këtyre mallrave në përputhje me tarifën doganore dhe ndryshimet e fundit teknike-teknologjike në këtë fushë.

Njëkohësisht, me sjelljen e këtij udhëzimi plotësohet detyrimi i marrë përsipër në takimin e mbajtur me 14.09.2017 në hapësirat e Drejtorisë doganore në mes përfaqësuesve të bashkësisë së biznesit dhe Drejtorin Drejtorisë doganore, në të cilin nga përfaqësuesit e bashkësisë së biznesit  u kërkua që të sjellët një udhëzim i tillë.

Udhëzimi për klasifikimin e kompjutorëve dhe softuerëve në përputhje me tarifën doganore është në dispozicion në faqen e internetit të Drejtorisë doganore  (www.customs.gov.mk), në pjesën bashkësia e biznesit/tarifa, vlera dhe pejardhja /tarifa doganore ose në linkun më poshtë:

http://www.customs.gov.mk/index.php/mk/biznis-zaednica-mk/presmetka-na-davacki-mk/carinska-tarifa-mk