Më 30 maj 2018 u zhvillua një ngjarje zyrtare ku u hap terminali i ri doganor në kalimin kufitar Tabanovc. Përmirësimi i terminalit, i financuar nga Bashkimi Evropian, do të lehtësojë tregtinë ndërkufitare përgjatë Korridorit 10 dhe zbatimin e procedurave doganore në kapacitete moderne. Kjo ofron shërbime më të mira për operatorët ekonomikë për transport më të shpejtë dhe më të lirë të mallrave të tyre përtej kufirit. Është po aq e rëndësishme që terminali i përmirësuar do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.

Ngjarja u hap nga Presidenti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Zoran Zaev, i cili në fjalëmin e tij theksoi se kapaciteti i sapo rikonstruktuar infrastrukturor në VK Tabanoc është zhvilluar sipas standardeve më moderne dhe funksionale për doganimin dhe lehtësimin e tregtisë dhe të kontrollit, ndërsa me këtë fillon puna e sistemit të ndërveprueshmërisë informatike  të Drejtorisë doganore me sistemet e informacionit doganor të BE-së , dmth. vendosen standardet e larta të punës në Maqedoni. Sistemi kompjuterik do të përmirësojë menaxhimin dhe kontrollin, do të ndikojë në përshpejtimin e procedurave doganore dhe do të mundësoj shërbim më efikas për qytetarët dhe komunitetin e biznesit.

Ambasadori i BE Samuel Zbogar theksoi se me këtë ngjarje gjithashtu shënon fundin e fushatës "BE për TY" që synon rritjen e vetëdijes publike për ndihmën e BE-së në fushën e transportit. Ai theksoi se terminali i ri do të ndihmojë në  lehtësimin e tregtisë ndërkufitare përgjatë Korridorit 10, i cili është rruga më e rëndësishme ndërkombëtare në të gjithë vendin.

- Ndihmë  prej gjashtëmbëdhjetë milionë euro nga instrumenti i IPA-s për Administratën Doganore deri më sot, nga të cilat dy milionë euro janë siguruar për këtë terminal, kanë bërë një ndikim të vërtetë dhe të matshëm – theksoi  Ambasadori i BE.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski theksoi se projekte të tilla si modernizimin dhe zgjerimin e një prej vendkalimeve më të ngarkuara kufitare për të përmirësuar shërbimet e Drejtorisë së doganës për qytetarët dhe kompanitë dhe pritet të përshpejtojë rrjedhën e automjeteve dhe për të zvogëluar kohën e mbajtjes në vendkalimin kufitar. Me këtë, qytetarët dhe transportuesit do të presin më pak në kalim, dhe shërbimin që ata do ta  marrin do të jetë më i mirë. Ministri theksoi se qëllimi është përmes një procesi reformimi të vazhdueshëm Administrata Doganore të jetë një institucion modern që do të ndikojë në krijimin e një klime të favorshme biznesi.

Në fjalën e tij drejtuar pjesëmarrësve, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski theksoi se projektet janë realizuar dhe janë harmonizuar me legjislacionin doganor të BE. Projekti, theksoi drejtori, do të zvogëloj kohën, do të përmirësohet cilësia e shërbimeve dhe kushtet për punën e operatorëve ekonomikë dhe të dogananierëve dhe janë rritur kapacitetet për kontroll.

- Ne jemi të vetëdijshëm se kushti themelor për arritjen e vizionit për të qenë një udhëheqës i drejtorisë Doganor në rajon i cili do të jetë plotësisht i harmonizuar me standardet e BE-së është edhe modernizimi i administratës, zhvillimi i burimeve njerëzore dhe kapaciteteve IT, përmirësimi i kushteve të punës dhe ofrimi i infrastrukturës adekuate në kufi kalimet për ruajtjen e standardeve të larta - tha drejtori Tanasoski.

 

3
3
9
9
11
11
Previous Next Play Pause
1 2 3