Sot (6 korrik 2018), përfaqësuesit e Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë, të kryesuar nga Drejtori z. Gjoko Tanasoski, zhvilluan një takim me përfaqësuesit e Drejtorisë Doganore të Republikës së Shqipërisë, në njësinë Doganore të Qafthanës, të kryesuar nga Drejtoresha Znj. Belinda Ikonomi.

Qëllimi i takimit ishte njohja e zyrtarëve doganor të Republikës së Shqipërisë me funksionimin e sistemit EXIM – sistem elektronik që përdoret nga 16 institucione që kanë kompetenca në fushën e tregtisë së jashtme dhe është një sistem njësportel për leje për importin, eksportin dhe tranzitin e mallrave dhe kuotat tarifore.

Sistemi EXIM mundëson dorëzimin elektronik të kërkesave për licenca të importit, eksportit dhe tranzitit nga ana e komunitetit të biznesit, si dhe dhënien elektronike të lejeve nga institucionet kompetente, ndërsa Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë funksionon me këtë sistem që në vitin 2008.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Drejtorisë Doganore të Republikës së Shqipërisë patën mundësinë të inspektojnë punimet për ndërtimin e një terminali të ri në VK Qafëthanë, i cili në të ardhmen planifikohet të përdoret nga të dyja shërbimet doganore.

 

 

Image-1 (1)
Image-1 (1)
Image-1 (2)
Image-1 (2)
Image-1 (3)
Image-1 (3)
Image-1
Image-1
Previous Next Play Pause
1 2 3 4