Gjatë javës së kaluar, doganierët penguan disa tentativa për kontrabandë të mallrave të ndryshme, ku përkohësisht janë konfiskuar cigare, deviza dhe veshje.

U konfiskuan mallrat në vijim:

Cigare

- 9,600 copë (48 shteka) cigare WINSTON, MARLBORO, CAMEL, LEADER BLUE, LEADER RED, GR, LM BLUE, LM WHITE dhe PRINCE pa pullat të akcizës, të zbuluara gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Maqedonisë të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, të deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Cigaret e padeklaruar u gjetën në valixhe të vendosura brenda bagazhit dhe janë konfiskuar përkohësisht, dhe kundër ngasësit është ngritur procedurë kundërvajtëse.

9,120 copë (48 shteka) cigare BOSS me pulla të akcizës maqedonase, të zbuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të bagazhit të një shtetasi maqedonas, i cili kishte për qëllim të udhëtonte për në Malme. Cigaret e padeklaruara janë konfiskuar përkohësisht, dhe kundër pasagjerit do të inicohet procedurë përkatëse.

400 copë (7 shteka) cigare OME, LM dhe KARELIA, të zbuluara gjatë kontrollit të një furgoni me targa regjistrimi të Maqedonisë, të deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Dojran. Cigaret e padeklaruar u gjetën në një qese dhe si pronar është paraqitur një pasagjeri me shtetësi greke. Ata u konfiskuan përkohësisht, dhe kundër pasagjerit është ngritur procedurë kundërvajtëse.

Deviza :

- 6.700 euro janë zbuluar në një automjet me targa të Maqedonisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i cili ishte i shoqëruar nga një shtetas tjetër i Maqedonisë, i deklaruar për dalje në vendkalimin kufitar Deve Bair. Gjatë kontrollit personal të bashkëudhëtarit në xhepin e majtë të tutave janë zbuluar 8700 euro, nga të cilat sipas dispozoitave ligjore pasagjerit ju kthyen 2,000 euro, një shumë që një rezident lirisht mund ti nxjerrë jashtë vendit. Kundër bashkëudhëtarit është nisur procedurë përkatëse. 

Veshje

- 722 copë veshje të ndryshme, të zbuluara në tri raste të ndryshme gjatë kontrollit të automjeteve të pasagjerëve, të deklaruara për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të automobilit të pasagjerëve me targa të Bullgarisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë me pasaportë bullgare, i shoqëruar nga një shtetase e Maqedonisë, në dy valixhe dhe disa qese të vendosura para karigeve të pasme, në disa qese të vendosura para kariges së bashkëudhëtares dhe në dy valixhe dhe disa qese të vendosura në bagazhin e automjetit, janë zbuluar 329 copë veshje (pantallona, xhaketa, pantallona të shkurtra, kostume për meshkuj, këmisha, dhe fustane). Veshjet e padeklaruara janë konfiskuar dhe kundër bashkëudhëtares është ngritur procedurë kundërvajtëse.

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të një automjeti me targa regjistrimi maqedonas, të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i shoqëruar nga një shtetase maqedonase, u gjetën 322 (veshje të brendshme, këmisha, kostume për tu larë dhe pantallona). Veshjet e padeklaruara janë konfiskuar dhe kundër bashkëudhëtares është ngritur procedurë kundërvajtëse.

Në rastin e tretë, në një automobilit me targa të Maqedonisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, në dy valixhe dhe në disa qese në bagazhin e automjetit, janë zbuluar 71 copë veshje (komplet tuta, tuta të poshtme etj). Veshjet e padeklaruara janë konfiskuar dhe kundër ngasësit është ngritur  procedurë kundërvajtëse. Për 60 copë veshje të konfiskuara, janë me shenja të 3 markave tregtare të njohura, dhe sipas rregullave ligjore është iniciuar një procedurë për të vërtetuar origjinalitetin e tyre.

608 copa veshje të ndryshme (fustane, pantallona, të brendshme, triko, çorape, këmisha dhe bluza), të zbuluar në një automjet me targa të Maqedonisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vendkalimin kufitar Mexhitli. Veshjet janë konfiskuar dhe është iniciuar procedurë kundërvajtëse kundër shoferit.

74 copë veshje të ndryshme sportive, të zbuluar nga ekipevr mobile doganore gjatë kontrollit të një automjeti me targa zvicerane të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vend në kalimin kufitar Tabanovc autostradë. Malli i padeklaruar u zbulua në një  valixhe të vendosur në bagazhit të automjetit dhe është konfiskuar përkohësisht dhe kundër ngasësit do të ngrehet procedurë përkatëse.  

Cigari, 1051
Cigari, 1051
Cigari, 4010
Cigari, 4010
Devizi, 2051
Devizi, 2051
Obleka 1, 4010
Obleka 1, 4010
Obleka 2, 4010
Obleka 2, 4010
Obleka 3, 4010
Obleka 3, 4010
Obleka, 5021
Obleka, 5021
Sportska obleka, OOR
Sportska obleka, OOR
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8