Në periudhën e pushimeve verore dhe rritjen e frekuencës në vendkalimet kufitare, me qëllim për t’ju shmangur mbajtjes së gjatë të pasagjerëve dhe mallrave, ju kujtojmë për mundësinë e një korridori të lirë 24 orësh për lëvizje me prioritet të mallrave të gjalla dhe mallrave të freskëta në vendkalimet kufitare Tabanovcë dhe Bogorodicë.

Pikërisht, eksportuesit kanë këtë mundësi që nga 14 maji 2018, kur me nënshkrimin e një Protokolli ndërmjet Drejtorisë Doganore dhe Byrosë së Sigurisë Publike, mundësohet çdo ditë brenda 24 orëve të ketë një korridor të lirë prioritar për lëvizjen e kafshëve të gjalla, mallrave të freskëta, ADR (materiet e rrezikshme), mallrat e procesuara përmes Sistemit NCTS dhe kamionëve  bosh, në kalimet kufitare Tabanovcë dhe Bogorodicë, gjatë daljes nga Republika e Maqedonisë.

Apelojmë  tek të gjithë eksportuesit, transportuesit dhe pjesëmarrësve në procedurat doganore që të përfitojnë nga mundësia e lëvizjes me prioritet 24 orëshe të mallrave të gjalla dhe mallrave të freskëta, gjatë daljes nga Maqedonia në vendkalimet më të frekfrentuara  kufitare Bogorodicë dhe Tabanovcë, me qëllim që të sigurohet organizimi efikas, rrjedhje të shpjetë dhe të sigurt të udhëtarëve dhe mallrave, si dhe zbatimin e procedurave moderne doganore.