Gjatë dy javëve të kaluara, doganierët penguan disa tentime për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, përkohësisht konfiskuan anastezione, dorëza sterile, syze dioptri, lidhëse për syze, çaj për humbje peshe, cigare, mjete për potencë, veshje, rrjeta peshkimi, produktet teknike, produktet për mbrojtjen e bimëve, pistoletë gazi, municionet për pistoleta të gazit, valuta të huaja dhe falsifikimet.

Deviza 

- 5,000 euro, të gjetura gjatë kontrollit personal të një shtetasi shqiptar i cili po ngiste një makinë shqiptare, të deklaruar për dalje nga vendi në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Në xhepin e pasme të pantallonave të pasagjerit u gjetën 15,000 euro për të cilat ai nuk kishte vërtetim që i ka deklaruar ata në hyrje të vendit. Në pajtim me rregulloret ligjore, pasagjeri iu kthyen 10,000 euro, një shumë që një jorezident mund ti mxjerrë lirisht nga shteti dhe për veprën e kryer kundërvajtje devizore është paraqitur kërkesa për fillimin e procedurës kundërvajtëse.

Anestezi, syza me dioptri, mjete për potencë dhe cigare

- 500 copë anestezi "SEPTODONT - Septanest with adrenaline" dhe 1.350 palë doreza për një përdorim, janë zbuluar në makinë shqiptare, me të cilën për hyrje në vendkalimin kufitar Qafë thanë janë paraqitur tre shtetas shqiptarë. Malli i padeklaruar, për të cilat kërkojnë leje të veçanta për import në vend, janë gjetur në një qese të vendosur prapa kariges së shoferit dhe në një kuti kartoni të vendosur në bagazh. Produktet janë konfiskuar dhe kundër një prej pasagjerëve në automjet, i cili është paraqitur si pronar i mallit, do të iniciohet procedurë përkatëse. 

- 67 palë syze dioptri, 48 lidhëse për syzet dhe 40 pako prej 75 gram çaj për të humbur peshë, janë zbuluar nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit të një makine të Maqedonisë, e cila për hyrje në vendkalimin kufitar Deve Bair, janë paraqitur dy shtetas të maqedonisë. Malli i padeklaruar është gjetur në tre qese të vendosura në bagazh, si dhe në rrobat dhe nën rrobat e pasagjerit në automjet. Produktet janë konfiskuar dhe kundër udhëtarit në automjet, i cili është paraqitur si pronar i mallit  do të parashtrohet kërkesë  për fillimin e procedurës kundërvajtës.

10 shteka cigare Rothmans me pulla akcize maqedonase, 30 tableta Cialis dhe 56 qese gel  KAMAGRA, të zbuluar gjatë kontrollit të një autobusi maqedonas që udhëtonte në relacionin Delçevë - Doljani, Itali, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për dalje nga pika kufitare Tabanovce. Produktet në pronësi të shoferit të autobusit u gjetën në një zgavër nën ulësen dhe në pjesën për ruajtjen e sendeve personale të shoferit. Ata u konfiskuan përkohësisht, dhe kundër shoferit do të inicohet procedurë përkatëse. 

Armë me gaz dhe municion

- 1 pistoletë me gaz EKOL Aras Magnum me kalibër 9 mm dhe 50 copë municione për pistoletë me gaz  IRON kalibër 9 mm AKP, të zbuluar nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të një makine maqedonase, i parqitur për hyrje në vendkalimin kufitar Novo Selë. Pistoleta dhe municioni, të gjetura në një thes dhe në xhep të pantallonave të një shtetasi maqedonas që udhëtonin me automjetin, u konfiskuan përkohësisht dhe kundër pronarit u paraqit një kërkesë për fillimin e një procedure për kundërvajtje.

Veshje dhe rrjeta peshkimi

- 300 copë bluza me mëngë të shkurtë, të zbuluara gjatë kontrollit të një makine austriake, të drejtuar nga një shtetas austriak, i deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Bluzat e padeklaruar, të gjetura në tre kuti kartoni të vendosura në bagazhin e automjetit, u konfiskuan përkohësisht dhe kundër shoferit do të inicohet procedurë përkatëse. 

8 rrjeta peshkimi të zbuluar gjatë kontrollit të një makine të Maqedonisë, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vendkalimin kufitar Qafthanë. Shoferi raportoi se kishte katër rrjeta peshkimi me të, por gjatë kontrollit, u zbuluan 12 rrjeta peshkimi në qese najloni të vendosura prapa ulëses së shoferit. Për katër rrjetet e paraqitura udhëtarit iu është i udhëzuar për t'u kthyer në Shqipëri, për shkak se për futjen e tyre në vend është e nevojshme leje e veçantë, ndërsa rrjetat e padeklaruara përkohësisht janë konfiskuar dhe kundër udhëtarit është ngritur procedurë kundërvajtës. 

Produktet teknike

- 75 copë produkte të ndryshme teknike, të zbuluar gjatë kontrollit të një kamioni të zbrazët maqedonas të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për dalje në vendkalimin kufitar Tabanovc. Malli i padeklaruar u gjet në tre qese në shtratin e sipërm në kabinën e kamionit. Ata konfiskuan përkohësisht, dhe kundër shoferit do të inicohet procedurë përkatëse. 

Produktet e mbrojtjen e bimëve

- 15 kg fungicide nga lloji TEBICUR  25 wp, Dalton 5 SG dhe Bordo MIX 20 BP, 500 ml fungicide llojit GRISU dhe FEZAN 25 EC, 7 litra pleh mineral AGROSAL 47% dhe 1 liter insekticid diamant 40 EC, të zbuluar nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të një makine të Maqedonisë, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vendkalimin kufitar Novo Sellë. Malli i padeklaruar është gjetur në pjesën e përparme dhe vendet e pasme dhe dera e pasme e automjetit, dhe kundër shoferit do të parashtrohet kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtës.

Mallrat për të cilat ekziston dyshimi se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale

- 73 xhaketa dhe bluza me logo të markave të mbrojtura tregtare, të zbuluar nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit të një furgoni me targa të Kosovës, i drejtuar nga shtetas i Kosovës, i paraqitur për hyrje në vendkalimin kufitar Deve Bair. Për shkak të dyshimit se produktet shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, ato përkohësisht janë konfiskuar dhe në përputhje me rregulloret ligjore do të iniciohet një procedurë për të përcaktuar origjinalitetin e tyre.

 

 

Anestezii, rakavici, Kjafasan
Anestezii, rakavici, Kjafasan
Cigari,kamagra, Tabanovce
Cigari,kamagra, Tabanovce
Devizi, Bogorodica
Devizi, Bogorodica
Hemiski preparati, mobilna
Hemiski preparati, mobilna
Nosii, Blace
Nosii, Blace
Ocila, mobilna
Ocila, mobilna
Pistol, municija, mobilna
Pistol, municija, mobilna
Ribarski mrezi, Kjafasan
Ribarski mrezi, Kjafasan
Tehnicka stoka,Tabanovce
Tehnicka stoka,Tabanovce
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8 9