Dje (3 tetor 2018), ekipet mobile doganore kapën një sasi të madhe të marihuanës dhe hashashit në vendkalimin kufitar Bogorodicë.

Gjegjësisht, në vendkalimin kufitar Bogorodicë në dalje nga vendi rreth orës 12:30 është paraqitur automobil me targa të Shqipërisë i drejtuar dhe në pronësi të personit O.L. dhe shoqëruesi A.J., të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. Ata nuk deklaruan asgjë për kontrollin doganor. Nga ana e inspektorëve doganorë nga Departamenti i çështjeve operative  pranë Sektorit për Kontroll dhe Hetime, automjeti u selektua dhe është kryer kontrolli i detajuar në të. Gjatë kontrollit, në dysheme e automjetit në një hapësirë të bërë posaçërisht janë zbuluar 49 pako me materie të gjelbërt bari të mbështjellura me shirit të zi, për të cilat pas ekspertizës është konstatuar se bëhet fjalë për 34.6 kilogramë marihuanë dhe 9.8 kilogramë hashash.

Droga është blerë në Republikën e Shqipërisë dhe ishte destinuar për tregun e zi në Republikën e Greqisë dhe në Republikën e Turqisë. Vlera e drogës së konfiskuar në tregun e zi në Maqedoni do të ishte rreth 65 mijë euro, ndërsa në Greqi vlera do të ishte dy herë më e madhe dhe në Turqi tre herë më e madhe.

Që nga fillimi i vitit 2018 deri më tani, Drejtoria Doganore ka konfiskuar rreth 662 kilogramë marihuanë, nga të cilat sekuestrim më të madh në janar (309.6 kg) në vendkalimin kufitar Bogorodicë.

Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë ka ngritur padi penale kundër personave për kryerjen e veprës penale "Prodhimi dhe lëshimi i paautorizuar i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve".

 

1 (4)
1 (6)
1 (7)
1 (8)
Image-1 (1)
Image-1
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6