Më 16 dhe 17 tetor 2018 në Veles, gjashtë administrata doganore të Ballkanit Perëndimor kanë mbajtur takim joformal rajonal, të organizuar në nivel të drejtorëve të departamenteve përgjegjëse për zbatimin e ligjit dhe kontrolleve dhe hetimeve doganore.

Tema e diskutimit gjatë takimit ishin aspektet ligjore për definimin e kornizës për shkëmbimin e sigurt të informacionit sipas standardeve dhe metodave të harmonizuara përmes kontakt personave të caktuar në nivel të secilës Drejtori doganore.

Në hapjen e kësaj ngjarjeje, fjalim mbajti Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë, z. Gjoko Tanasoski dhe ambasadorja e Britanisë në Maqedoni znj. Rejçel Galovej dhe një përfaqësues i Shërbimit Doganor të Britanisë z. Andrew Pavlinich. Drejtori në fjalimin e tij tha se takimi është një mundësi e përshtatshme për të ndarë praktikat më të mira dhe përvojat në zbatimin e aktiviteteve të planit aksionar shëmëvjeçar të miratuar në korrik të vitit 2017, në rrugën për formimin e një zone rajonale ekonomike në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian. Gjithashtu theksoi se në të ardhmen fokusi do të jetë në thjeshtimin e kontrolleve doganore, me përmirësimin e vazhdueshëm të mekanizmave për analizën e rrezikut dhe futjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare.

Ambasadorja e Britanisë në Maqedoni znj Rachel Galloway në fjalimin e saj theksoi se kapacitet më të forta të administratave doganore që në kohë dhe me efikasitet të shkëmbejnë të dhëna në nivel nacional dhe rajonal do të ndihmojë në menxhimin me kërcënimin e krimit të rëndë të organizuar dhe ekonomik. Për menaxhimin efektiv me kërcënimet janë të nevojshme procedura efektive për shkëmbimin e informacionit, besimit dhe komunikimit. Ajo theksoi se Ballkani Perëndimor është një rajon i rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar nga i cili stabilitetet dhe prosperitet ka përfitime edhe Evropa. Britania është e përqendruar në rajon dhe jemi të kënaqur që ne mund të mbështesim nismat si kjo që vijnë nga vetë rajoni.

Propozimet që dalin nga takimi, të organizuara me mbështetjen e Shërbimit Doganor të Britanisë dhe Organizatës Botërore të Doganave, do t'u përcillen drejtorëve të shërbimeve doganore nga Ballkani Perëndimor dhe do t'i nënshtrohen shqyrtimit në takimin e ardhshëm joformal  që do të organizohet në nivel të lartë në Podgoricë në Dhjetor të këtij viti.

 
Image-1 (1)
Image-1 (1)
Image-1
Image-1
Previous Next Play Pause
1 2