Një delegacion i Drejtorisë Doganore të drejtuar nga Drejtori Gjoko Tanasoski kanë marë  pjesë në një seminar të nivelit të lartë mbi ecurinë e Unionit Doganor "Duke ecur drejt së ardhmes". Seminari është mbajtur në Vjenë-Austri më 17-18 tetor, nën presidencën e Doganës së Austrisë (në kuadër të Programit Doganor 2020).

Unioni Doganor, duke shënuar 50 vjetorin e krijimit të saj, vazhdon të zhvillojë metoda për të ndihmuar shërbimet doganore për të kryer me sukses rolin e tyre si autoritetet që kontrollojnë rrjedhën e mallrave nëpër kufij, duke mbrojtur shoqërinë nga kërcënimet që vijnë nga trafikimi i paligjshëm dhe japin kontributin e tyre  në rritjen dhe konkurrencën, përmes lehtësimit të tregtisë legale.

 Projekti për përmirësimin e performancës së Unionit Doganor (CUP) është një element kyç në menaxhimin dhe synon të krijojë një vlerësim sistematik të mundësive të Unionit Doganor nga aspekti i qëllimeve strategjike të efikasitetit, efektivitetit dhe pajtueshmërisë me parimet.

Seminari është konceptuar në dy punëtori, njëri fokusuar në mënyrën se si të drejtohet dhe të zbatohet projekti "Performanca e Bashkimit Doganor" dhe tjetri që shqyrtohen prioritetet afatshkurtra dhe afatmesme, mundësitë për të vepruar në drejtim të mënyrës se si t'i përgjigjet nevojave të bashkësisë së biznesit dhe sfidat që dalin nga përparimi dhe zhvillimi i projektit të Performancës së Unionit Doganor.

Image-1 (1)
Image-1 (1)
Image-1 (2)
Image-1 (2)
Image-1
Image-1
Image-1
Image-1
Previous Next Play Pause
1 2 3 4