Gjatë dy javëve të kaluara, doganierët ndaluan disa përpjekje për kontrabandë mallra të ndryshëm, përkohësisht janë sekuestruar çelësa për automjete, rutera, cigare, veshmbathjet, stoli dhe produktet kishtare.

U konfiskuan mallrat në vijim:

Çelësa për automjete të pasagjerëve dhe ruterë

- 268 çelësa të padekoduar për automobila dhe 235 çipa të ndryshëm për të, të zbuluara gjatë kontrollit të automjetit me targa të Kosovës, të drejtuar nga një shtetas i Kosovës, i deklaruar për hyrje në vendkalimin kufitar Deve Bair. Malli i padeklaruar, i gjetur nën pjesën e përparme dhe të pasme të karigeve dhe në një qese, u konfiskuan përkohësisht dhe kundër ngasësit të automjetit do të dorëzohet kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse.

-20 ruter dhe 10 antena wi-fi, të zbuluara gjatë kontrollit të një makine me targa të Shqipërisë, të drejtuar nga një shtetas shqiptar, i deklaruar për hyrje në kalimin kufitar Qafëthanë. Malli i padeklaruar, i gjetur në kutitë e kartonit të vendosura në bagazhin e automjetit, është konfiskuar përkohësisht dhe kundër shoferit do të inicohet procedurë kundërvajtëse.

Cigare

- 20 shteka cigare RODEO, me pulla akcize maqedonase, të zbuluar gjatë kontrollit të një makine bullgare, të drejtuar nga një shtetas bullgar, i deklaruar për dalje nga vendi në kalimin kufitar Tabanoc. Cigaret e padeklaruara, të gjetura në një vend të fshehtë të përgatitur posaçërisht në dysheme të automjetit, janë kapur përkohësisht dhe kundër shoferit do të inicohet procedurë përkatëset.

-6 shteka cigare Marlboro, pa pulla, dhe 1,000 metra shirit letre, të zbuluar gjatë kontrollit të një kamioni serb, të drejtuar nga një shtetas serb, i deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Dojran. Malli i padeklaruar, i gjetur në kabinë në shtratin e sipërm dhe në ndarjet nën krevatin e poshtëm, u konfiskuan përkohësisht dhe kundër shoferit është dorëzuar kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse.

Veshje dhe bizhuteri

- 436 copë veshje dhe stoli të zbuluara nga ekipet doganore mobile, gjatë kontrollit të dy makinave me targa të Maqedonisë.

Në rastin e parë, 200 maica u gjetën në katër kuti kartoni të vendosura prapa sediljeve të përparme dhe në pjesën e pasme të një makine të drejtuar nga një shtetas i maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vendkalimin kufitar Dellçevë.

Në rastin e dytë, në qese najlloni të vendosura në sediljet e pasme të një makine të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë në vendkalimin kufitar Bllacë, u zbuluan 115 copë bizhuteri (bylyzyk, zinxhirë, vathë dhe unaza), 9 copë llastëk për flokë  dhe 24 copë qerpikë artificialë dhe 88 kuti bizhuterish të ndryshëm.

Në të dyja rastet, mallrat e padeklaruar përkohësisht janë konfiskuar dhe kundër shoferëve do të ngrihen kërkesa për fillimin e procedurave kundërvajtëse.

Produkte Kishtare

- 20 copë prodhime të nrdyshme kishtare, 4 kg topa metalike dhe 41kg temjan, të zbuluar gjatë kontrollit të kamionit me targa Boshnjake, drejtuar nga një shtetas boshnjak, i paraqitur për hyrje në vendkalimin kufitar Dojran. Malli i padeklaruar është zbuluar në kabinën e kamionit  dhe përkohësisht është konfiskuar dhe kundër shoferit do të iniciohet procedura e duhur.

Bizuterija,mobilna
Bizuterija,mobilna
Cigari, kant lenta,Dojran
Cigari, kant lenta,Dojran
Cigari, Tabanovce
Cigari, Tabanovce
Crkovni proizvodi, Dojran
Crkovni proizvodi, Dojran
Klucevi, Deve Bair
Klucevi, Deve Bair
Maici, mobilna
Maici, mobilna
Ruteri,Kjafasan
Ruteri,Kjafasan
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7