Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë u mbajt një event për promovimin e konceptit të operatorit ekonomik të autorizuar të cilit Kryeministri  i Qever-isë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Drejtori i Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë, Gjoko Tanasoski, shpërndanë certifikatën e parë për operatorin ekonomik të autorizuar kompanisë vendase Evropa AD Shkup.

Brenda këtij eventi fjalim kishin  Kryeministri  i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, Drejtori i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski dhe Drejtoresha e  Evropës AD Shkup, Marika Karadzova.

"Operatori ekonomik i autorizuar është një koncept dhe modernizim i ri i punëve  doganore dhe të tregtisë së jashtme që del si një reformë e Procesit të Berlinit dhe Protokollit 5 të CEFTA-s dhe përfshirjen e kompanive maqedonase në zinxhirët e furnizimit rajonal dhe global. Me këto procese të integrimit rezultojnë në një forcim të fuqishëm të ekonomisë rajonale, pikërisht përmes koncepteve si operatori ekonomik i autorizuar, kontrollet doganore dhe kufitare të përbashkëta, profilet e përbashkëta të analizës së rrezikut dhe shkëmbim të informacioneve. Me posedim të një certifikatë për një operator ekonomik të autorizuar për kompanitë do të thotë se ata i përmbushin stan-dardet ekonomike dhe të sigurisë për kryerjen e tregtisë së jashtme ", tha kryeministri Zaev në fjalimin e tij.

Drejtori i Drejtorisë Doganore theksoi se AD Evropa është fabrika e parë që merr statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar, por në proces janë edhe tre   miratime për OEA, a dhjetra  kompani të tjera kanë njoftuar dorëzimin e kërkesave.

"Me fitimin e  statusit të OEA, kompanitë maqedonase, përveç përfitimeve në zonën doganore të Republikës së Maqedonisë, do të mund të përfitojnë të njëjtat përfitime në të gjitha anët  e CEFTA-s, dmth mundësinë për përdorim më të madh të procedurave të thjeshtuara doganore , trajtim prioritar gjatë zbatimit të kontrolleve doganore,zvoglim të numrit të kontrolleve fizike dhe dokumentare nga  autoritetet  doganore, zgjedhjen e vendit të kontrollit, si dhe përfitimet e tjera të drejtpërdrejta dhe të tërthorta. E gjithë kjo duhet të kontribuojë në uljen e kohës së doganimit të mallrave, uljen e kostove të im-portit dhe eksportit, rritjen e konkurencës dhe integrimin më të madh të kom-panive maqedonase në tregjet rajonale dhe evropiane. Ajo duhet të kon-tribuojë në rritjen e profesionalizmit, frymës sipërmarrëse dhe kapaciteteve financiare ", theksoi drejtori Tanasoski.

Ai shtoi se përveç OEA, me sistemin e ri për përpunimin elektronik të dek-laratave doganore, do të prezantohet koncepti i doganave digjitale,duke  hapur potenciale  për mjedis të favorshëm doganor dhe rritje të  prodhimit, eksportit dhe investimeve.

Drejtoresha e kompanisë  prodhuese  vendase Evropa AD Shkup, Marika Karadzova, në fjalimin e saj, foli për ecurinë ekonomike të kompanisë, rëndësinë dhe përfitimet që kompania do të ketë me  marjen e këtij certifikati, procesin e aplikimit dhe shprehi mirënjohje Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për mbështetjen të cilën i ka ofruar kompanive përmes Planit të Rritjes Ekonomike për të rritur konkurrencën.

1
1
2
2
3
3
4
4
5
5
6
6
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6