Gjatë javës së fundit të vitit 2018 dhe gjatë festave të Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve, doganierët zbuluan disa përpjekje për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, duke konfiskuar përkohësisht motoçikletë, skuter, pjesë të automjeteve, fotokopjues, armë me gaz, preparate për potencë, pije alkoolike, mjete , kabllo elektrike, rroba, laptopë kompjuterë dhe falsifikime.
 

U konfiskuan mallrat në vijim:

Motocikleta, pjesë për automjete dhe fotokopjues

- 1 skuter i markës Peugeot, 1 motor i markës Honda, 1 fotokopjues i markës  Nashuatec dhe 9 bandazhë alumini me goma pë automjete, janë zbuluar nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të mallrave me origjinë nga Zvicra, të destinuara për një person fizik nga Struga, I deklaruar për doganim importues  në pikat doganore  të Ohrit. Produktet që nuk ishin mbuluar me deklarata doganore u konfiskuan përkohësisht, a kundër importuesit do të dergohet kërkesë  të  ngrihet padi për kundërvajtje.

Armë me gaz, preparate për potencë dhe pije alkoolike 

- 1 armë me gaz e markës ZORAKI 925 e kalibrit 9 mm, 980 qese Kamagra Oral Jelly 100 mg dhe rreth 14 kilogramë preparate për potencë, HILTI dhe xhem  me barëra, janë zbuluar nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të një autobusi të Maqedonisë, i paraqitur  për hyrje në shtet në  kalimin kufitar Bogorodicë. Malli i padeklaruar është gjetur në një valixhe të një shtetasi të Maqedonisë që udhëtonte  me autobus. Të njejtit  u kapën, a  kundër udhëtarit do të  dërgohet  kërkesë  për ngritje të padis për kundërvajtje.

- 193 litra raki shtëpie dhe rreth 30 litra verë shtëpie, janë zbuluar nga ana e punonjësve të policisë, gjatë kontrollit të një makine maqedonase, të drejtuar nga një shtetas maqedonas,  e kryer në rrugën Veles - Shkup. Pijet alkoolike për të cilat shoferi nuk posedonte dokumente për origjin  dhe akciza të paguara,  iu dorëzuan ekipeve mobile doganore për procedurë të mëtejshme.

Mjete dhe kabllo elektrike

- 570 thika të mprera për strugim dhe 391 metra kabllo, të zbuluara në dy raste të ndara nga ekipet mobile  doganore.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një kamioni maqedonas, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vendkalimin kufitar Tabanovc, në një thes në shtratin e sipërm në kamion, u gjetën 570 thika të mprera për strugim.

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të një automjeti maqedonas të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vendkalimin kufitar Bllacë, në 5 kuti të vendosura në bagazhin e automjetit, u gjetën 391 metra kabllo elektrike për ngrohje nën dysheme.

Në të dyja rastet, mallrat e padeklaruar përkohësisht janë konfiskuar, a kundër vozitësve do të dërgohen kërkesa për fillim të procedurave për ngritje të padive për kundërvajtje.

Veshje dhe kompjutera

- 83 copë veshje HTZ (xhaketa, pantallona dhe bluza) dhe 15 laptopë kompjuter  të përdorur Fujitsu dhe DELL DS, janë zbuluar  në Aeroportin e  Shkupit, gjatë kontrollit të bagazhit të një shtetasi të Kosovës i cili mbërriti me fluturim nga Gothenburg. Malli i padeklaruar përkohësisht është konfiskuar, a kundër udhëtarit do të dergohet kërkes për ngritje të padis për kundërvajtje.

- 57 komplete të pajisjeve sportive (pantallona të shkurtra me triko), të zbuluar nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të një autobusi turk që udhëtonte në relacion  Stamboll-Gostivar, të deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Malli i padeklaruar, i gjetur në një qese sportive të vendosur në pjesën e bagazhit të autobusit, është konfiskuar përkohësisht, a kundër pronarit shtetas I maqedonisë I cili udhëtonte me autobus  do të dërgohet kërkesë  për fillim të procedurave për ngritje të padis  për kundërvajtje.

Mallra për të cilat dyshohet për shkelje të drejtave të pronësisë intelektuale

- 271 copë veshje (tuta, xhaketa, maica, raneca, duksera dhe bluza) dhe 63 palë atlete me logo të markave të mbrojtura tregtare, janë zbuluar gjatë kontrollit të kamionit Turk,  i ngarkuar me mall me origjinë nga disa vende, të destinuara për importues nga Kosova, I  deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Të dyshuar për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale, produktet janë konfiskuar dhe në përputhje me rregullat ligjore do të ngrihet procedurë për përcaktimin e origjinalitetit të tyre.

- 19.200 litra pije energjike në kanaçe që mbajnë markën e markës së mbrojtur tregtare, të zbuluara në pikat doganore të Kafasanit, gjatë kontrollit  të mallrave të deklaruara për eksport nga dërguesi nga Republika e Maqedonisë, të destinuara për importues nga Republika e Shqipërisë. Për shkak të dyshimit se ata shkelin  të drejtat e pronësisë intelektuale, produktet përkohësisht janë konfiskuar dhe në përputhje me rregullatt ligjore do të ngrihet procedurë për verifikimin e origjinalitetit të tyre.

Alkoholni pijaloci, mobilna
Alkoholni pijaloci, mobilna
Elektricen kabel, mobilna
Elektricen kabel, mobilna
Gasen pistol i preparati za potencija, mobilna
Gasen pistol i preparati za potencija, mobilna
HTZ obleka, Aerodrom SK
HTZ obleka, Aerodrom SK
Motorcikli, fotokopir i dr.,mobilna
Motorcikli, fotokopir i dr.,mobilna
Nozevi za strug, mobilna
Nozevi za strug, mobilna
Sportska obleka, mobilna
Sportska obleka, mobilna
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7