Këtë vit, të gjitha deklaratat doganore dhe dokumentet e akcizës do të përpunohen në mënyrë elektronike. Kjo u theksua  sot gjatë një vizite të Ministrit të Financave Dragan Tevdovski në vizitën e Drejtorisë Doganore. Sistemi i menaxhimit të deklaratës doganore  në fillim të shkurtit do të fillojë  në 11 pilot proekt  zyrat doganore dhe nga mesi i vitit do të fillojë të zbatohet në të gjitha zyrat doganore në vend.

-Në këtë mënyrë për firmat, ndjeshëm do të zvogëlohen  shpenzimet dhe do të  zvogëlohet  koha. Të gjitha dokumentet do të dorëzohen në formë elektronike. Qëllimi ynë është që të automatizojmë proceset dhe në këtë mënyrë të ofrojmë shërbime më të mira për qytetarët dhe kompanitë ", tha ministri i financave Dragan Tevdovski.

Sistemi për përpunimin e deklaratave doganore dhe dokumentet e akcizës do të mundësojë edhe  shkëmbimin e të dhënave me institucione të tjera, si p.sh.   Zyra e të Ardhurave Publike gjatë  paraqitjes së deklaratave të TVSH-së në të cilat  dorëzohen  deklaratat doganore ose Zyra e Statistikave dhe Banka Kombëtare për të dhënat e importit dhe eksportit.

Në gjysmën e parë të vitit do të hapet edhe  terminal i ri në pikën kufitare të Kafasanit, tha  drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski. Zgjerimi i kalimit doganor të Kafasanit përfshin  terminal të ri  doganor të import-eksportit prej 9.5 mijë m2, rrugë hyrëse, objekte  për doganim dhe organe të tjera inspektuese (objekt për Drejtorinë doganore, furnizim me ujë dhe kanalizim, ndriçim, ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujit), si dhe rindërtimin e objekteve ekzistuese.

- Qëllimi i përgjithshëm i projektit është lehtësimi i procedurave ndërkufitare dhe zbatimi i ligjeve që do të arrihen me rindërtimin e doganave dhe objekteve për doganim dhe inspektim, ofrimin e shërbimeve më të mira për operatorët ekonomikë dhe rrjedhjen më të shpejtë të mallrave, si dhe rritjen e mbrojtjes së shtetit dhe shoqërisë, tha Tanasoski.

Vitin e kaluar, sipas Tanasoskit, u lëshua  në përdorim terminali i ri doganor në kalimin kufitar Tabanovc. Azhurimi i terminalit lehtëson tregtinë ndërkufitare përgjatë Korridorit 10 dhe zbatimin e procedurave doganore në objektet moderne.

Në fushën e zbatimit të konceptit Operatori Ekonomik i Autorizuar, u theksua se aktivitetet e ardhshme të Drejtorisë Doganore do të synojnë të rrisin numrin e miratimeve të dhëna, përmes promovimit të mëtejshëm të konceptit, dhe këshillimit të kompanive dhe duke i ndihmuar  ata që të përballen me risitë e këtij koncepti.

2
3
11
22
33
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5