Gjatë dy javëve të fundit, doganierët zbuluan një tentativë kontrabandimi të kokainës dhe disa përpjekje për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, ndërkohë që përkohësisht konfiskuan pjesë për kamionë, vaj motori, targa të regjistrimit, shirita për ngarkesë, pije alkoolike, stoli arri, pjes teknike. ,makinë për strug drebong, veshje dhe falsifikim.

U konfiskuan mallrat në vijim:

Pjesë për kamionë dhe targa të regjistrimit

- 16 pjesë për kamionë, 40 litra vaj motori dhe 1 komplet targa të regjistrimit dhe një leje qarkullimi, të gjetur në dy raste të ndara nga ekipet  mobile doganore.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një kamioni bullgar, të drejtuar nga një shtetas bullgar, i paraqitur  për hyrje në vend në pikën kufitare të Novo Sellës, në kuti kartoni të vendosura në shtrat dhe në mes të ulëseve në kabinën e automjetit u gjetën 16 pjesë për kamionë (filtra për vaj, karburant, ajër dhe klimë) dhe 40 litra vaj motori. Të njejtat përkohësisht janë konfiskuar, a kunder vozitësit do të dërgohet kërkesë për  ngritje të padis për kundërvajtje.

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të një makine me targa të Bullgarisë, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për dalje në vendkalimin kufitar Deve Bair, në ulësen e pasme të automjetit, të mbuluar me xhaketë, janë gjetur 1 set targa bullgare të regjistrimit dhe leje qarkullimi. Targat dhe leja e qarkullimit, sipas deklaratës së shoferit i përkiste automjetit Fiat Stilo, të cilin ia kishte shitur një personi nga Kumanova. Kështu automjeti është në qarkullim të lirë pa u vendosur në një regjim doganor të caktuar dhe pa u paguar detyrimet e importit. Tabelat e regjistrimit dhe leja e qarkullimit janë konfiskuar, a  kunder vozitësit do të dërgohet kërkesë për  ngritje të padis për kundërvajtje.

- 170 shirita për ngarkes, të zbuluara gjatë kontrollit të një kamioni bullgar, të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, të deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Dojran. shiritat e padeklaruar, të gjetura në shtrat në kabinën e automjetit, në pjesen e jashtme të kabinës dhe në raftin për paleta, u konfiskuan përkohësisht, a  kunder vozitësit do të dërgohet kërkesë për  ngritje të padis për kundërvajtje.

Pije alkoolike

- 240 litra raki shtëpie dhe 30 litra verë shtëpie, të gjetur nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të një makine maqedonase, të drejtuar nga një shtetas maqedonas, i cili u ndal nga policët në rrugën Veles - Shkup. Pijet alkoolike, për të cilat shoferi nuk kishte dokumente për  origjinë dhe akciza të paguara, u gjetën në bagazhin e automjetit. Ata përkohësisht janë konfiskuar, a  kunder vozitësit do të dërgohet kërkesë për  ngritje të padis për kundërvajtje.

Bizhuteri ari

- 19 copë zinxhirë të arit me unazë kyçe, me peshë rreth 58 gram, të gjetur gjatë një kërkimi personal të një shtetasi maqedonas, i cili si udhëtar në një autobus turk që udhëtonte në një linjë të rregullt Stamboll-Gostivar, u paraqit për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Stolit e padeklaruara, të gjetura në xhepin e mbrendshëm në pallton e udhëtarit, është konfiskuar, a kundër udhëtarit do të ngrihet padi.

Mallra teknike dhe makinë për strug drebong

- 32 stika të përdorura për kompjuter Intel STK1AW32SC  dhe Intel STCK1A32WFC, 23 adapter për ti fuqizuar ato, dhe 1 drebong i përdorur, janë zbuluar në dy raste të ndara nga ekipet mobile doganore.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të makinës së Çekisë për hyrje në vend  në pikën e kalimit kufitar  Tabanoc autostradë, janë paraqitur  një shtetas Çek dhe një shtetas i Maqedonisë, në bagazh dhe  pas ulëseve të përparme të automjetit, janë gjetur 32 stik të përdorur për kompjuter Intel STK1AW32SC dhe Intel STCK1A32WFC dhe 23 adapterë për t'i fuqizuar ato. Malli i padeklaruar është konfiskuar dhe kundër shtetasit të Maqedonisë i regjistruar si pronar i produkteve do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të automjetit të Gjermanisë, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanoc autostradë, në ulësen e pasme të automjetit është gjetur 1 drebong i  përdorur. Drebongu është kapur përkohësisht a  kunder vozitësit do të dërgohet kërkesë për  ngritje të padis për kundërvajtje.

Veshje

- 214 copë veshje fëmijësh (tuta, bluza, xhempera, xhaketa, xhins etj.) Të zbuluar gjatë kontrollit të një makine maqedonase, të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Malli i padeklaruar, i gjetur në disa çanta dhe qese, të vendosura në bagazhin dhe para ulëses së pasagjerit, a  kunder vozitësit do të dërgohet kërkesë për  ngritje të padis..

Mallra për të cilat dyshohet për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale

- 161 copë veshje (tuta dhe çorape) me logo të markave të mbrojtura tregtare, të zbuluara nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit të mallit me origjinë nga Turqia, të destinuara për importues nga Strumica, të deklaruar për doganim importues në njësinë doganore Shkup 1. Për shkak të dyshimit për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale, produktet janë konfiskuar përkohsisht dhe në përputhje me rregullat ligjore do të ngrihet procedurë për përcaktimin e origjinalitetit të tyre.

- 57 çanta për femra me logo të markave të mbrojtura tregtare, të gjetur në njësinë doganore të Zonës së lirë së Shkupit, gjatë kontrollit të një kamioni turk të ngarkuar me mallra me origjinë nga Turqia, të destinuara për importuesit nga Shkupi dhe Kosova. Çantat e grave, të gjetura në pjesën e mallrave të destinuara për importues nga Kosova, u konfiskuan përkohësisht për shkak të dyshimit se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale dhe sipas rregullave ligjore do të ngrihet procedurë për verifikimin e origjinalitetit të tyre.

Kokainë

- 115 gramë kokainë, të zbuluar në bashkëpunim me Ministrinë e punëve të Brendshme, në pikën kufitare Deve Bair, gjatë kontrollit të një makine bullgare, me të cilin për hyrje në vend janë paraqitur dy shtetas bullgar, e kryer me kërkesën e policisë kufitare. Kokaina, e gjetur në dy qese, njëra prej të cilave u gjet nën frenat e dorës dhe tjetra në dysheme afëer ulëses së pasme, dhe personat iu dorëzuan policëve për procedurë  të mëtejshme. 

Alkoholni pijaloci, mobilna
Alkoholni pijaloci, mobilna
Delovi za TMV 1 i maslo, mobilna
Delovi za TMV 1 i maslo, mobilna
Drebong, mobilna
Drebong, mobilna
Kokain, Deve Bair
Kokain, Deve Bair
Kompjuterski stikovi,mobilna
Kompjuterski stikovi,mobilna
Obleka, Bogorodica
Obleka, Bogorodica
Registarski tablicki, mobilna
Registarski tablicki, mobilna
Remeni za tovar, Dojran
Remeni za tovar, Dojran
Zlaten nakit, Bogorodica
Zlaten nakit, Bogorodica
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8 9