Më 18 dhjetor 2018, në njësinë doganore Aerodrom të Shkupit -, në hyrje në Republikën e Maqedonisë gjatë kontrolit detal të bagazhit të dorës të shtetasit turk në çantën e udhëtimit, doganjerët kanë gjetur mall të padeklarur – stoli arri.

Stolit e konfiskuara janë nga arri i bardh në kombinim me numër të madh të brilianteve , i cili, sipas një dëshmitari ekspert të gjyqit, është kualifikuar si stoli ari  ekskluzive  me vlerë të shitjes prej rreth 450 mijë euro.

Kundër të dyshuarit nga Administrata Doganore është ngritur padi penale për kryerje të veprës penale të "kontrabandës", i ndëshkueshëm në bazë të nenit 278 paragrafi 1 dhe paragrafin 8 të Kodit Penal, dhe nga ana e  gjyqtarit  në procedurë të mëparshme i është shqyrtuar  masë paraburgimi prej 30 ditësh.

Në lidhje me rastin, Drejtoria doganore bashkëpunon me administratat e tjera doganore në rajon dhe më gjerë, në mënyrë që të sigurojë informata shtesë në lidhje me indikacionet që dolën nga gjetjet e hetimit të tanishëm, të cilat çojnë në dyshimin se i dyshuari mund të ketë vepruar në vende të tjera, përveç  se në Republikën e Maqedonisë.

zlato 18.12.2018
Previous Next Play Pause
1