Gjatë dy javëve të kaluara, doganierët zbuluan një tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe disa përpjekje për kontrabandimin e mallrave të ndryshme,  gjatë së cilës përkohësisht janë konfiskuar  devize,  pjesë për autobusë, rimorkio për transportimin e automjeteve, materiale dentare etj.

U konfiskua malli  në vijim:

Devize

- 10,450 euro, janë zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti bullgar dhe kontrollit personal të shoferit, shtetas bullgar, i paraqitur për hyrje në vend në  vendkalimin kufitar Dellçevë. Shoferi ka deklaruar që me vete bart 7000 euro, por gjatë kontrollit të kryer  në bashkëpunim me punonjësit e policisë të vendkalimit kufitar,  në xhepin e xhaketës së tij u gjetën 10.000 euro dhe 920 leva, ndërsa në çantën e vendosur ndërmjet ulëseve të përparme janë gjetur 10.000 euro. Sipas rregullave ligjpre, shoferit i janë kthyer 9.550 EUR 920 BGN në ekuivalentin e 10,000 euro, një shumë që lirisht mund të hyjë në vend, si dhe për veprën e kryer është dërguar kërkes për ngritje të padis për kundërvajtje.

Pjesë për autobusë dhe rimorkio

- 3 komplete llamellë, ploçë presioni dhe lager të markës Sachs, dhe 1 pirg hidraulik, BOSCH, janë zbuluar gjatë kontrollit të një autobusi të përdorur me targa të përkohshme të Turqisë i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i cili me deklaratën e transitit e ka paraqitur autobusin  si mall doganor në hyrje në vend në vendkalimin kufitar Deve Bair. Malli i padeklaruar është gjetur në një pjes të punuar fabrikisht në të cilën nuk kishtë dorëz për hapje, por është hapur me një tel të fshehur në një tjetër pjesë. Malli është konfiskuar përkohsisht a kundër vozitësit është dërguar kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje. 

- një rimorkio për transportin e automjeteve, me targa bullgare, në të cilën doganierët e vendkalimit kufitar Bogorodicë kanë zbuluar bunker të pregaditur special me dimensione 340H140H30 cm. në hapësirën në mes dyshemesë dhe shasis përgjatë gjithë gjatësisë së rimorkios. Rimorkio ka qenë e bashkangjitur në makinën bullgare e  paraqitur për hyrje në vend, i drejtuar nga shtetas bullgar i cili kishte deklarruar se shkon për Srbi të ngarkoj automjetë në defekt. Për shkak të dyshimit se  bunkeri mund të përdoret për kontrabandë të mallrave, rimorkio është  konfiskuar përkohsisht a  kundër vozitësit është dërguar kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Materiale dentare

- 176 komplete të dhëmbëve artificiale të markës REBI TEETH, 4 komplete të dhëmbëve të markës MAJOR DENT, 12 copë materiale për pllombim BRILLIANT NG-2 dhe 1 kokë për pastrimin e dhëmbëve E GENERATOR LED, janë zbuluar gjatë kontrollit të një makine maqedonase, i drejtuar nga shtetas maqedonas, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Qafthanë. Malli i padeklaruar, i gjetur në hapësirën për gomë rezervë dhe nën ulësen e pasagjerit të automjetit, janë konfiskuar përkohësisht a kundër vozitësit do të ngrihet padi për kundërvajtje.

Mallra teknike

- 3 reseverë CYNAPS dhe 11 pjesë të POWERBOX HD, të zbuluar gjatë kontrollit të një makine serbe, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar  Tabanoce autostradë. Malli i padeklaruar, i gjetur në bagazhin e automjetit, është konfiskuar përkohësisht a kundër vozitësit do të ngrihet padi për kundërvajtje.

Emigrant ilegal

Ekipet Mobile të Doganave kanë penguar një përpjekje për hyrje ilegale në vend të personit pa dokumente identifikimi.

Në vendkalimin kufitar Bllacë, për hyrje në vend është paraqitur një makinë maqedonase i drejtuar nga një shtetas maqedonas i cili refuzoi të përgjigjet në pyetjet e doganierëve dhe nuk ka lejuar të kryhet kontroll në automjetin. Me ndihmën e punonjësve të policisë nga vendkalimi kufitar, është kryer kontroll i automjetit, ku në bagazhin e automjetit është gjetur një vajzë e moshës reth 20 vjeçare pa dokumente të  identifikimit personal. Rasti i është dorëzuar punonjësve të policisë për procedurë të mëtejshme. 

Delovi za avtobusi, Deve Bair
Delovi za avtobusi, Deve Bair
Devizi, Delcevo
Devizi, Delcevo
Migrant, mobilna
Migrant, mobilna
Prikolka,Bogorodica
Prikolka,Bogorodica
Stomatoloski materijali,Kjafasan
Stomatoloski materijali,Kjafasan
Tehnicka stoka,Tabanovce
Tehnicka stoka,Tabanovce
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6