Më 26 nëntor 2018, në Drejtorinë Doganore u mbajt një takim i Organit Këshillëdhënës ku përfaqësuesve të komunitetit të biznesit iu prezantua sistemi i ri për përpunimin e deklaratave doganore dhe dokumenteve të akcizës duke filluar kështu epokën e digjitalizimit të Drejtorisë Doganore.

Sistemi i ri do të zëvendësojë sistemin e deritanishëm  ASYCUDA dhe të gjitha veprimet që janë  me dokumentet letër do të zëvendësohen me elektronike. Sistemi do të zbatohet në fillim të 2019, së pari në pilot zyrat në secilën nga pesë njësit  doganore, ku proceset do të zhvillohen paralelisht edhe në sistemin e vjetër dhe të ri, dhe nga mesi i 2019 do të vihet në produkcion në  tërë territorin e Republikës së Maqedonisë. Në këtë periudhë, Drejtoria doganore do të kryejë trajnim  agjentëve doganor dhe operatorëve të tjerë ekonomik të cilët do të aplikojnë sistemin.

Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit u informuan edhe për masat të cilat i zbaton  Drejtoria Doganore për reformën e sistemit për dhënie të licencave dhe aprovimeve për masat jo tarifore, apo  përshpejtimin dhe lehtësimin e procedurave doganore, ndërmjet zbatimit të inspektimit të mallrave të caktuara në vendkalimet kufitare  për doganim të mallrave, në vend se  në zyrat doganore të kufirit.

U  prezantuan rregullat për përmirësimin e sistemit të rieksportit dhe janë prezentuar  kurse të reja për  mësim elektronik. Në faqen e internetit të Drejtorisë Doganore janë vendosur  14 kurse të reja për mësim elektronik, të destinuara për komunitetin e biznesit dhe doganierët, të cilët mundësojnë studimin e rregulloreve doganore. 

Image-1 (1)
Image-1 (1)
Image-1
Image-1
Previous Next Play Pause
1 2