Gjatë dy javëve të fundit, doganierët zbuluan më shumë tentativa për kontrabandë të mallrave të ndryshme, ku përkohësisht u  konfiskuan  veshje, cigare elektronike, telefona  celularë, orë  dore, argjend, vaj motorik, pjesë të makinave, targa të regjistrimit, instrumente dentare dhe materiale, cigare dhe raki shtëpie.

U konfiskua malli  në vijim:

Veshmbathje, cigare elektronike dhe telefona celularë

- 710 copë veshje, 1.200 cigare elektronike dhe 2 telefona celularë, janë zbuluar në tri raste të ndara, gjatë kontrollit të tre automjeteve të deklaruara për hyrje në vend në vendkalimin  kufitar   Tabanovc autostradë.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një autobusi belg i cili  udhëtonte në një linjë të rregullt nga Belgjika në Maqedoni, drejtuar nga një shtetas maqedonas,në 6 qese të mëdha  të vendosura në bagazhin e automjetit  u gjetën 576 copë veshje (xhaketa, palta,mantile,fustane, këmisha, bluza,pantallone e tjera) për të cilët si pronar është paraqitur shoferi.

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të një makine serbe të drejtuar nga një shtetas serb në hapësirën për gomë rezerv, në bagazhin e automjetit u gjetën 166 copë veshje femrash (bluza, këmisha nate, çorape dhe veshje e mbrendshme), 1,200 copë cigare elektronike HEETS dhe 2 telefona celularë SAMSUNG GALAXY.

Në rastin e tretë, gjatë kontrollit të një kamioni maqedonas, të drejtuar nga një shtetas maqedonas, në krevetin në kabinë, u gjetën 3 qese  që përmbanin 134 copë  veshje  (fustane,xhempera, bluza, t-shorte, pantallona dhe hellanka).

Në të tri rastet, mallrat e padeklaruar janë konfiskuar  përkohësisht  dhe kundër shoferit do të ngrihet padi penale.

- 200 copë veshje, janë zbuluar në dy raste të veçanta, gjatë kontrollit të një autobusi dhe një automjeti, të deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin  kufitar Bogorodicë. Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një autobusi turk, në dy çantat e  udhëtarëve dhe disa qese, u gjetën 145 copë të veshjeve të grave (fustane dhe pantallona), në pronësi të një shtetasi maqedonas i cili  udhëtonte me autobus.

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit  të automjetit serb, I drejtuar nga shtetas serb, në disa çanta të udhëtimit  të vendosura në bagazhin e automjetit janë zbuluar  55 copë të veshjeve të meshkujve dhe grave (bluza,duksere,xhempera, fustane dhe pantallona).

Në të dyja rastet, mallrat e padeklaruar  janë konfiskuar  përkohësish dhe kundër pronarëve do të ngrihet padi penale.

Orë dore dhe argjend

- 9 kg argjend dhe 1 orë dore e markës ROLEX, janë  zbuluar në dy raste të ndara në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të valixheve të një shtetasi të Maqedonisë i cili ka arritur me fluturim nga Stambolli, e kryer nga inspektorët doganor të Departamentit të Hetimeve janë  gjetur 9 kg granula argjendi, të vendosura në një qese pëlhure. Argjendi I padeklaruar  është konfiskuar përkohsisht  dhe kundër  udhëtarit do të inicohet procedura e duhur.

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të bagazhit të një shtetasi gjerman me origjinë nga  Republika e Maqedonisë, i cili arriti me fluturim  nga Beogradi, u gjet 1 orë dore e  markës  ROLEX. Ora e padeklaruar  është konfiskuar përkohësisht  dhe kundër udhëtarit do të ngrihet padi penale.

Cigare, raki, duhan dhe të tjera

- 5 kg duhan për nargile, 4 kg aromë për nargile, 2500 gram xhelatinë, 1,050 rruaze, 365 lëndë fetare (priverzok  dhe magnete  me lutje), 175 magnet dhe 150 prevrzok për automobile janë  zbuluar nga ekipet mobile doganore gjatë  kontrollit të  çantave të udhëtimit  të një shtetasi maqedonas që mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me  fluturim nga Stambolli. Malli i padeklaruar përkohësisht është konfiskuar dhe kundër  udhëtarit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

- 46 steka cigare dhe 62 litra raki shtëpie, janë zbuluar në dy raste  të ndara në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të bagazhit  të dy pasagjerëve  të cilët kishin  për qëllim të udhëtojnë me  fluturim për  në Malmo.

Në rastin e parë, në tre çanta të udhëtimit  të zotëruara nga shtetase e Maqedonisë, u gjetën 13 steka cigare me pulla akcize të Maqedonisë dhe 62 litra raki shtëpie.

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të një valixhe të udhëtimit  të një shtetase suedeze  me origjinë nga Kosova, u gjetën 33 steka cigare  me vulë të akcizës Maqedonase.

Në të dyja rastet, mallrat e padeklaruara  janë konfiskuar përkohësisht dhe  kundër udhëtarëve do të iniciohen  padi për  kundërvajtje.

Vaj motori, pjesë  të automjeteve  dhe targa të regjistrimit

- 90 litra vaj motori (9 tuba nga 10 litra), jnë zbuluar gjatë kontrollit të një makine maqedonase, të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Vaji i padeklaruar, i gjetur në bagazhin dhe mbrapa ulëses së pasagjerit të automjetit, është konfiskuar  përkohësisht dhe kundër shoferit do të ngrihet padi për kundërvajtje.

- 6 pjesë të automjeteve  dhe 2 komplete  targa të regjistrimit  dhe leje të qarkullimit , janë  zbuluar në dy raste të ndara në vendkalimin kufitar Novo Sellë.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një makine me targa të Bullgarisë, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i paraqitur për hyrje në vend, në bagazhin e automjetit  janë gjetur 6 pjesë të makinave (filter e ajrit, , llampa  diellore dhe llampa  halogjene). Malli i padeklaruar  është konfiskuar  përkohësisht dhe kundër  shoferit do të iniciohet procedura e duhur.

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të një makine me targa të Bullgarisë, i drejtuar nga shtetas Bullgar, I paraqitur për dalje nga vendi, nën ulësen e pasagjerit janë gjetur 2 palë targa të regjistrimit bullgare dhe dy komplete të lejeve të qarkullimit. Në  pyetje të  doganjerëve, ku gjenden  automjetet, shoferi u përgjigj se i kishte shitur një personit  në Republikën e Maqedonisë dhe nuk e dinte a janë doganuar të njejtat. Për shkak se automjetet janë lëshuar në qarkullim të lirë, pa u vendosur në procedurën e përshkruar doganore dhe pa u paguar detyrimet e importit, kundër shoferit është derguar kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Instrumente dentare dhe materiale

- 2.195 copë  instrumente dhe materiale  dentare  (gjilpëra, stërvitje dhe shtylla për dhëmbë), janë  zbuluar nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit të një makine të Maqedonisë, me të cilën për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Deve Bair janë paraqitur dy shtetas të Maqedonisë. Malli  i padeklaruar  i  gjetur në qese plastike dhe kuti kartoni të vendosura në ulësen  e pasme dhe në bagazhin e automjetit, janë konfiskuar përkohësisht, a kundër pasagjerit të automjetit  i cili është paraqitur si pronar  i produkteve  do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Avtodelovi, Novo Selo
Avtodelovi, Novo Selo
Cigari i rakija, Aerodrom SK
Cigari i rakija, Aerodrom SK
Cigari, Aerodrom SK
Cigari, Aerodrom SK
Motorno maslo,Tabanovce
Motorno maslo,Tabanovce
Obleka 2,Tabanovce
Obleka 2,Tabanovce
Obleka, Bogorodica (1)
Obleka, Bogorodica (1)
Obleka, Bogorodica
Obleka, Bogorodica
Obleka, elektronski cigari, mobilni,Tabanovce
Obleka, elektronski cigari, mobilni,Tabanovce
Obleka, Tabanovce
Obleka, Tabanovce
Registarski tablicki,Novo Selo
Registarski tablicki,Novo Selo
Srebro, istragi
Srebro, istragi
Stomatoloski materijali,mobilna
Stomatoloski materijali,mobilna
Tutun, crkovni predmeti, mobilna
Tutun, crkovni predmeti, mobilna
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13