Në periudhën 28-29 janar 2019, Drejtori I  Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë mori pjesë në Takimin e tretë  jo-formal rajonal të drejtorëve të Administratave Doganore të Ballkanit Perëndimor, i cili u  mbajt në Podgoricë të Malit të Zi.

Në takimin, i cili është vazhdim i takimit të dytë joformal rajonal që ishte  mbajtur në Republikën e Shqipërisë në qershor 2018, morën pjesë përfaqësues të Administratës Doganore të Maqedonisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës dhe institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare.

Gjatë takimit u prezantuan dhe pranuan konkluzionet e miratuara në takimin joformal rajonal, të organizuar në nivel të drejtorëve  të departamenteve të kontrollit doganor dhe hetimor të Administratës Doganore të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim që u mbajt në tetor 2018 në Veles, Republika e Maqedonisë, tema kryesore e diskutimit ishin aspektet ligjore për përcaktimin e një kuadri për shkëmbimin e sigurt të informacionit sipas standardeve dhe metodave të harmonizuara.

Përveç  pranimit  të konkluzioneve të takimit në Veles, në Podgoricë u diskutua edhe  për përgatitjen e një qasjeje të përbashkët të shërbimeve doganore nga rajoni me qëllim  lehtësimin e  tregtisë, promovimi i  procedurave doganore dhe bashkëpunimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

slika1
slika1
slika5
slika5
Previous Next Play Pause
1 2