Në periudhën prej 21-23 janar 2019,  në drejtorinë doganore të Maqedonisë  ishin në vizitë oficiale delegacion nga Doganat e Republikës së Koresë, të cilët realizuan takim me menaxhmentin e drejtorisë doganore.

Qëllimi i vizitës ishte kryerja e një studimi fizibiliteti për analizimin e situatës, me qëllim të përcaktohen  dobësit dhe nevojat në Drejtorinë doganore,  në drejtim të ngritjes së kapaciteteve.

Dogana e Republikës së Koresë, e njohur gjerësisht për përparimin e saj teknologjik dhe çmimet e shumta në fushën e arritjeve elektronike, ofron mundësinë e pjesëmarrjes së DDRM  në garën e ngushtë për përzgjedhjen e shërbimit doganor me të cilin do të lidhë një marrëveshje për realizimin e Projektit për Sigurimin e Ndihmës Profesionale në Ndërtimin e kapaciteteve në fushën e kontrollit të dërgesave të shpejta, zbulimin e flukseve të paligjshme financiare dhe analizën e rrezikut të prezantuar në e-tregtinë.

Image-1 (1)
Image-1 (1)
Image-1 (2)
Image-1 (2)
Image-1
Image-1
Previous Next Play Pause
1 2 3