Më 22 nëntor  2018, në zyrat e Drejtorisë doganore, përpara komunitetit të biznesit  është prezentuar sistemi, koncepti dhe zbatimi i Mjedisit tarifor të integruar (MIT).  

Pjesëmarrësit patën mundësinë të njoftohen me rëndësinë e mjedisit të integruar tarifor, një sistem që integron së bashku të gjitha masat tarifore dhe jo-tarifore, siç janë  detyrimet doganore, TVSH-në, akcizat, taksat e tjera, ndalimet dhe kufizimet, etj, për të gjitha llojet e mallrave.  Sistemi përmban më shumë  module të cilat formojnë të ashtuquajturën  mjedis tarifor. MIT mundëson automatizimin shtesë për procesin e doganimit, duke marrë parasysh se ofron qasje elektronike në të gjitha të dhënat e nevojshme për përgatitjen e deklaratave doganore, të cilat më pare ishin  në dispozicion vetëm në formë të letrës. Në kornizë të këtij sistemi do të sigurohet një modul i veçantë llogaritës, i cili do të llogarisë automatikisht detyrimet doganore dhe të tjera, por gjithashtu do të kontrollohen automatikisht në të njëjtën kohë. E gjithë kjo do t'u mundësojë operatorëve ekonomikë procedura më të shpejta, më të shkurtra dhe më të lira doganore, të cilat pa dyshim do të çojnë në një lëvizje më të lehtë dhe më të shpejtë të mallrave. Nga ana tjetër, në aspekt  të Drejtorisë doganore do të rritet efikasiteti e procedurave doganore dhe do të përmirësohet  sistemi  për parandalimin dhe zbulimin e mashtrimit.

Në takimin u drejtua edhe Drejtori i Doganave, z Gjoko Tanasoski i cili theksoi se Drejtoria doganore është plotësisht e angazhuar për pranimin në BE dhe plotësimin e parakushtit  më të  rëndësishëm për këtë - futjen e sistemeve elektronike që do të sigurojë kontabilitet  dhe pajtueshmëri të plotë  mes sistemeve  IT  të Drejtorisë Doganore dhe IT sistemet përkatëse të  doganave të BE-së. Gjithashtu theksoi  se epoka e re e Doganave digjitale do të ndryshoj ndjeshëm mënyrën  të cilën punon  Dogana. Si përfundim  kjo do të lehtësojë komunikimin, trajtimin gjatë doganimit të mallrave, pranimin dhe shkëmbimin e informacioneve, aktivitetet e  koordinuara të kufirit, si dhe bashkëpunimin në fushën e zbatimit të ligjeve.

ito 1
ito 1
ito 2
ito 2
ito
ito
Previous Next Play Pause
1 2 3