Me rastin e 26 janarit, Dita Ndërkombëtare e Doganës, e cila shënohet këtë vit nën moton "Kufijtë e Zgjuara për Tregti të Pandërprerë, Udhëtim dhe Transport", me të cilën inkurajohen anëtarët e Organizatës botërore të doganave (OBD)  të mendohen se si më  së miri mund të ofrojnë shpejtim dhe mospengesë të lëvizjes  ndërkufitare të mallrave, njerëzve, dhe mjeteve të transportit, sot (28 janar 2019)  gjashtëmbëdhjetë   doganjerëve  dhe pesë kompanive iu shpërnda  lavdërime nga Sekretari i Përgjithshëm i OBD, z. Kunio Mikurija.

Gjashtëmbëdhjetë zyrtarë doganor morën lavdërime  përshkak të  përkushtimit maksimal dhe angazhimit  në drejtim të punës  kualitative, efikase dhe profesionale, me qëllim të zbatimit sa më të shpejtë dhe më cilësor të procedurave doganore.

(Lista e zyrtarëve doganor të cilëve iu është shpërnda lavdërime). Për bashkëpunim të suksesshëm dhe kontribut të përbashkët drejt lehtësimit dhe përshpejtimit të tregtisë, transportit dhe lëvizjeve ndërmjet kufijve,  lavdërime u është shpërnda edhe  pesë kompanive. (lista e kompanive të cilëve  iu shpërnda  lavdërime)

Me rastin e 26 janarit - Ditës Ndërkombëtare të Doganës, Sekretari i Përgjithshëm i OBD-së dërgoi një mesazh  të gjitha vendeve anëtare të OBD-së në të cilën theksoi se nga rëndësia thelbësore është që Dogana të marrë përsipër  udhëheqjen për konsolidim dhe rritje të përpjekjevje për të lehtësuar lëvizjen e mallrave dhe njerëzve ndërmjet kufijve, me qka  globalizimi do të kthehet në forcë pozitive. Për këtë qëllim, OBD është e angazhuar për transformimin e kufijve në "KUFIJT E ZGJUAR", ku Dogana do të veprojë si pikë qendrore për lidhjen dhe koordinimin.

Gjithashtu theksoi edhe se "Teknologjia" duhet të jetë nxitësi kryesor i agjendës së Doganës, në mënyrë që anëtarët e OBD të jenë më të pajisura për t'iu përgjigjur sfidave dhe mundësive të reja nga epoka dixhitale. Për të mbajtur drejtimin, Dogana duhet të mbështetet vazhdimisht në studime, të hulumtojë koncepte të reja dhe të aplikojë teknologji të reja

Image-1 (3)
Image-1 (4)
Image-1
WCO_1 - Copy
Image-1 (1)
Image-1 (2)
slika
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7