Si pjesë e serisë së aktiviteteve të Drejtorisë Doganore në drejtim të vënies në funksionim të Sistemit të Përpunimit të deklaratave doganore dhe dokumenteve të akcizës  (CDEPS), më 4 shkurt 2019 do të fillojë zbatimi i Pilot Projektit për CDEPS, në të cilin do të përfshihen 11 njësi doganore.

Qëllimi i Pilot Projektit  është të konstatohen  problemet e mundshme gjatë  punës aktive në sistemin CDEPS dhe të njëjtat të hiqen në kohë të duhur  para lëshimit përfundimtar të sistemit në përdorim, i cili është planifikuar për 1 qershor 2019.

Pilot projekti  do të zbatohet në atë mënyrë që të gjitha deklaratat që janë të përpunuara në sistemin ASYCUDA do të dorëzohen (nga ana e  operatorëve ekonomik) dhe të përpunuara (nga zyrtarët doganor) edhe në CDEPS në pilot njësit doganore.

Ekipi për mbështetje tëPilot  projektit të Drejtorisë  doganore, i cili punon pa u lodhur si  gjatë periudhës së zhvillimit, edhe në periudhën e përgatitjes për vënien e sistemit në funksion, tashmë ka mbajtur takime konsultative dhe trajnime për njohjen me funksionalitetet e  sistemit të ri me doganierët,  përfaqësues të komunitetit të biznesit - operatorë ekonomikë, përfaqsues  dhe kompanit për zhvillim të softuerit.

Si një kujtesë, më 16 nëntor, 2018 në Drejtorin doganore ka qenë i  finalizuar  zhvillimi i sistemit për përpunimin e deklaratave doganore dhe dokumenteve akcizës (CDEPS) e cila do të zëvendësojë sistemin ASYCUDA i cili tani përdoret. Kështu, të gjitha procedurat doganore të cilat deri tani janë realizuar  në formë letëre do të zëvendësohen me procedura elektronike,

Me zbatimin e sistemit të ri, i cili është parakusht për zhvillimin e mëtejshëm të zgjidhjeve dixhitale dhe shërbime, ndjeshëm do të thjeshtëzohet puna e doganierëve, agjencive kufitare dhe për të gjithë pjesëmarrësit në procedurat dhe tregtisë së jashtme, dhe do  të krijohet një ambient doganor më efikas dhe  modern  në përputhje me zhvillimin global dhe epokën dixhitale.