Duke i ndjekur trendet e Bashkimit Evropian për digjitalizimin e të gjitha aspekteve nga puna doganore, Drejtoria Doganore sot i promovoi kurset për mësim elektronik të përkthyera  dhe të përshtatura në gjuhën maqedonase.

Programi për mësim elektronik parashikon mundësinë për promovim të trajnimeve të Drejtorisë doganore, ndryshe nga mësimi klasik, si dhe mundësinë për një numër të konsiderueshëm të rritur të të trajnuarve. Dispozicioni dhe fleksibiliteti i tyre mundësojnë njohjen më të lehtë të legjislacionit doganor dhe janë pjesë e përpjekjeve të Drejtorisë Doganore për bashkëpunim të ngushtë, si me operatorët ekonomikë, ashtu edhe me të gjithë ata që ndikohen nga procedurat doganore.

Për ndjekjen e këtyre kurseve elektronike, ju duhet vetëm qasje në internet dhe në mënyrë të thjeshtë nëpërmjet faqes së internetit të Drejtorisë Doganore, çdo i interesuar mund të fitojë njohuri themelore apo të avancuar për të gjitha temat nga puna doganore. Gjithashtu, kurset elektronike janë të një rëndësie të madhe edhe për përmirësimin e kapacitetit institucional të Drejtorisë doganore, sepse tani çdo doganier, përmes tre moduleve të kurseve mund në mënyrë të lehtë dhe në çdo kohë në mënyrë progresive të përparoj dhe të arrij njohuri eksperte për procedurat doganore.

Në ngjarjen, e përkrahurr nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, fjalim përshëndetës kishin Gjoko Tanasoski - Drejtor i Drejtorisë Doganore, Frek Janmat - Shef i Çështjeve për punë operative dhe Këshilltar në Delegacionin e BE-së, dhe Viktor Stojkoski, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës për E-Tregti të Maqedonisë .

Drejtori Tanasoski theksoi se transferimi i informacioneve është një parakusht për një zbatim të njëtrajtshëm të legjislacionit doganor, kurse mësimi elektronik është  përgjigje ndaj rritjes së nevojës për trajnim. Kompetenca dhe konkurrenca e doganjerëve janë të rëndësishme dhe duhet të zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike. Me angazhimin për tu përdorur platforma për mësim elektronik, mund më  lehtë të zbatohen qëllimet strategjike të Doganës, si dhe importuesve dhe eksportuesve.

Z. Janmat theksoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë midis administratave doganore dhe komunitetit të biznesit dhe përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit në forcimin e njohurive. Ai gjithashtu theksoi se modulet për mësimin elektronik, me informacionet e përfshira, kontribuojnë në përmirësimin e njohurive të ekspertëve.

Z. Viktor Stojkoski përshëndeti iniciativën e Drejtorisë Doganore për studimin e rregullave doganore, duke zgjedhur një nga mënyrat më efektive të arsimit - kurset e mësimit elektronik të cilat janë gjerësisht të disponueshme dhe të gjithë mund të mësojnë me ritmin e tyre dhe në kohë kur është më i lir .

Kurset, përmbajtja e tyre dhe avantazhet e përdorimit të tyre u prezantuan edhe përmes një video prezantimi. Të njëjtat janë në dispozicion në linkun e mëposhtëm:

http://www.customs.gov.mk/index.php/mk/e-carina/e-ucenje/1671-lista-kursevi-mk

 

MDE_9503
MDE_9724
MDE_9435
MDE_9485
Previous Next Play Pause
1 2 3 4