Gjatë dy javëve të fundit, doganierët zbuluan një përpjekje për kontraband të drogës dhe disa përpjekje për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, ndërsa përkohësisht u konfiskuan mjete elektrike, biçikleta elektrike, autopjesë, këpucë, veshje, pajisje për skijim, cigare, pej për qepje dhe falsifikime.

Marihuanë dhe amfetamin

Doganierët e vendkalimit kufitar Tabanovc-autostradë  kanë ndaluar tentim për kontrabandim të marihuanës dhe amfetaminës. Më 13.02.2019, rreth orës  23:00, për dalje nga vendi është paraqitur  një autobus me targa të Maqedonisë  i cili  qarkullonte në linje të rregullt  Strugë - Salzburg, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë. Doganierët kanë selektuar  për kontroll detal  doganor   një shtetas të Maqedonisë i cili udhëtonte me autobus, dhe përderisa e dërgonin  deri te dhoma  për shqyrtim, vërejtën duke hedhur dy qese të materies të panjohur  bimore. Gjatë kontrollit personal në veshjet e brendshme të pasagjerit u gjet një tjetër qese e materies të panjohur bimore, ndërsa  në xhepin e xhaketës së tij u gjet foli e cigares me  materie  pluhuri të panjohur të bardhë. Përveç kësaj, në dysheme, pranë këmbëve të tij, u gjet një tjetër qese me materie pluhuri të panjohur të bardhë. Pas kryerjes së analizës  së materieve të zbuluara nga ana e  Ministris së punëve të Brendshme, është konstatuar se  materia  bimore  është marihuanë me një sasi totale rreth 51 gram, ndërsa materiet  pluhur  përfaqësojnë diazepam në sasi prej  14 gram dhe amfetamine në sasi prej  0.25 gram.

Drejtoria Doganore kundër  udhëtarit ka ngritur padi  penale përshkak të  dyshimit  se  kishte kryer  vepër penale "Prodhim dhe lëshim i paautorizuar i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve".

Përveç kësaj, është konfiskuar malli në vijim:

Mjete elektrike, biçikleta  elektrike dhe këpucë

- 29 mjete elektrike, 11 dylbi, 64 palë këpucë dhe 2 biçikleta elektrike, janë zbuluar në dy raste të ndara, gjatë kontrollit të një automobili dhe një autobusi, të deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin  kufitar Tabanovc-autostradë.

Në rastin e parë, në 3 çanta të vendosura në bagazhin e një autobusi të Maqedonisë që udhëtonte në relacion Diseldorf – Dibër, janë gjetur  29 mjete elektrike, 11 dylbi dhe 64 palë këpucë (atlete dhe këpucë punëtori). Malli i padeklaruar është konfiskuar përkohësisht dhe kundër pronarit, shtetas maqedonas I cili udhëtonte me autobus, është ngritur padi për kundërvajtje.

Në rastin e dytë, në bagazhin e një makine të Maqedonisë, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, janë gjetur  2 biçikleta  elektrike të markës PIAGGIO WI me pajisje (mbushës për  bateri, displej për  biçikletë, kartel kodi, çelësa, dhe çanta), të cilat ishin të mbuluara me kuti me produkte nga IKEA. Biçikletat, për të cilat shoferi tha se i kishte blerë në Shkup dhe se më pare i kishte sjell  nga Republika e Maqedonisë, por nuk ka ofruar  dokument si dëshmi, janë konfiskuar, dhe  kundër shoferit do të iniciohet procedurë e duhur.

- 135 copë autopjesë të përdorura (ftohës për interkoler,instrument tabela, pompa për goma, ventilator për sisteme për ngrohje, raketa për drejtues, module për ndezje,  goma të përdorura, etj) dhe një motoçikletë  e përdorur, janë zbuluar nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit të kamionit të Maqedonisë i ngarkuar me autopjesë të përdorura nga dërgues nga Gjermania, të destinuara për importues nga Shkupi, të paraqitura  për doganim importues në njësinë doganore Shkupi 1.  Produktet që nuk janë të mbuluara nga deklarata doganore, janë konfiskuar përkohësisht dhe kundër importuesit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Veshje dhe pajisje për skijim

- 440 copë prodhime tekstili, 292 copë pajisje skijimi, 7 biçikleta dhe 1 kondicioner, janë  gjetur në dy raste të ndara nga ekipet doganore të lëvizshme.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të autobusit me targa të Turqisëi cili udhëtonte në relacion  Stamboll - Gostivar, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në një valixhe në pronësi të një shtetasi të Maqedonisë I cili udhëtonte me autobus, janë gjetur 440 pjesë të artikujve të tekstilit (fustane, qorape dhe shalle). Malli i padeklaruar përkohësisht është konfiskuar dhe kundër  udhëtarit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të një kamioni maqedonas i ngarkuar me produkte të përdorura nga dërguesi nga Zvicra, i destinuar për një person fizik nga Struga, të paraqitur për  doganim importues në njësinë doganore Strugë, janë gjetur 84 palë skii, 26 palë çizme për skijim, 16 helmeta për skijim, 50 shkopinj  për skijim, 6 borde të skive, 7 biçikleta  dhe 1 kondicioner   inverter, të cilat nuk ishin mbuluar nga deklarata doganore. Produktet përkohësisht janë konfiskuar dhe kundër importuesit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Cigare dhe produkte për industrinë e tekstilit

- 5 kuti cigare OME dhe Davidoff Gold, pa pulla të akcizës, 886 patenta 17 cm dhe 60 cm dhe 900 vula me fije qepjeje, të zbuluar gjatë kontrollit të një makine bullgare të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i paraqitur  për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Dojran. Malli i padeklaruar, i gjetur në bagazhin e automjetit, nën ulësen e pasagjerit dhe në një ndarje nën pjesën e pasme të ulëses së pasme, përkohësisht janë konfiskuar dhe kundër shoferit do të inicohet padi e përshtatshme.

Mallra për të cilat  dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale

- 20 palë këpucë sportive me logo të markës së mbrojtur tregtare, të zbuluar nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit të autobusit të Turqisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i paraqitur  për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Produktet e gjetura në qese të vendosur në bagazhin e autobusit, janë konfiskuar përkohësisht për shkak të dyshimit se shkelin të drejtat e pronësis intelektuale, dhe në përputhje me rregullat ligjore, Drejtoria doganore do të fillojë një procedurë për përcaktimin e origjinalitetit të tyre.

 

Alat i obuvki,Tabanovce
Alat i obuvki,Tabanovce
Avtodelovi, mobilna
Avtodelovi, mobilna
Cigari, patenti,konec,Dojran
Cigari, patenti,konec,Dojran
Marihuana, amfetamin,Tabanovce
Marihuana, amfetamin,Tabanovce
Obleka, mobilna
Obleka, mobilna
Skijacka oprema i velosipedi,mobilna
Skijacka oprema i velosipedi,mobilna
Velosipedi, Tabanovce
Velosipedi, Tabanovce
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7