Sot, 27 shkurt 2019, në organizim të programit EXBS të Ambasadës së SHBA-së filloi trajnimi – kursi treditor për ndalim të aktiviteteve të paligjshme me automjete.

Kursi është për doganierët dhe oficerët e policisë të pikave kufitare, policia kufitare dhe inspektorët nga ekipet mobile të cilët ndalin automjete dhe  bëjnë kontrolle në automjete dhe shoferë të dyshuar.

Përveç trajnimit, kursi përbëhet edhe nga ushtrimet praktike, ndërsa do të diskutohet edhe për pyetje që lidhen me mënyrat e ndërprerjes së aktiviteteve në trafik pasagjerësh të palighshëm dhe shkëmbimin e informacioneve për zgjedhjen e sfidave me të cilat përballemi çdo ditë gjatë punës, e cila padyshim çon në efikasitet më të madh në këtë segment në punën doganore.

Drejtori i Doganave, z Gjoko Tanasoski hapi ngjarjen me një fjalim hyrës për të ftuarit dhe pjesëmarrësit, i cili theksoi rëndësinë e temës së këtij kursi, si dhe angazhimin e Drejtorisë doganore për të përmirësuar kapacitetet e saj dhe kualitetin e punës. Ai theksoi se për të siguruar siguri më të madhe në kufi, Drejtoria doganore është duke punuar në përmirësim të metodologjisë dhe aftësive të bazuara në analizën e riskut. Gjithashtu  falënderoi Ambasadën e SHBA-së dhe ekspertët e programit EXBS për mbështetjen e tyre.

Kursi do të zgjasë deri më 1 mars 2019.

IMG-73d0567d4700379ab5b2e617b2e7576d-V
IMG-73d0567d4700379ab5b2e617b2e7576d-V
IMG-418e5d171c5f9e05bfbd8e5121cc631b-V
IMG-418e5d171c5f9e05bfbd8e5121cc631b-V
IMG-79998d781c9ab15c7809da2b6221719a-V
IMG-79998d781c9ab15c7809da2b6221719a-V
Previous Next Play Pause
1 2 3