Gjatë dy javëve të fundit, doganierët zbuluan një përpjekje për kontrabandim të mjeteve narkotike dhe disa përpjekje për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, ku përkohësisht u  konfiskuan devize,  një makinë, autopjesë, veshmbathje dhe cigare.

Devize

- 18.500 euro, janë zbuluar gjatë kontrollit të një makine me targa të shqipëris dhe gjatë  kontrollit personal të tre shtetasve shqiptarë, të deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Në ulësen e pasagjerit të  automjetit  dhe në xhepat e veshjes së udhëtarëve janë zbuluar gjithsej  20.010 euro dhe 30.000 dollarë. Në bazë të rregullave ligjore, secilit nga udhëtarët i janë kthyer të hollat në  shumë të barasvlefshme prej  10.000 euro, ndërsa 18.500 euro u konfiskuan. Kundër shoferit, i cili mori përgjegjësinë për devizet, do të ngrihet padi për kundërvajtje.

- 6.000 euro, janë  zbuluar nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit personal të një shtetasi serb i cili me makinë të Serbisë dhe i shoqëruar nga një tjetër shtetas serb, është paraqitur për dalje nga vendi në vendkalimin kufitar Tabanovc- autostradë. Udhëtari ka deklaruar që me vete mbart 10.000 euro, por gjatë kontrollit personal, përveç parave të raportuar në një qese të vogël që e mbante në shpatull janë gjetur edhe 6.000 euro, për të cilat nuk kishte vërtetim për paraqitjen e devizeve të dhënë nga organet doganore gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas rregulloreve ligjore devizet e padeklaruara janë konfiskuar përkohësisht , dhe kundër udhëtarit është dërguar kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Automjet me bunker dhe autopjesë

- një makinë nga shqipëria, e markës  Mercedes 200 E, në të cilën ekipet mobile doganore kanë zbuluar një rezervuar shtesë për karburant mbrapa ulëses së pasme, lidhur me rezervuarin fabrikor. Shoferi i automjetit, shtetas shqiptar i cili ishte paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Qafthanë, deklaroi se rezervuari shtesë mban rreth 180 litra karburant. Automjeti është konfiskuar përkohësisht, dhe kundër shoferit është dërguar kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

- 11 pjesë rezerve për automjete motorike, janë zbuluar në dy raste të ndara në vendkalimin kufitar Tabanovc-autostradë, gjatë kontrollit të dy makinave të Maqedonisë të drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i paraqitur për hyrje në vend.

Në rastin e parë, në bagazhin dhe në ulësen e pasme të automjetit janë  gjetur 3 fenerë të reja  për kamionë, ndërsa në rastin e dytë në bagazhin e automjetit janë gjetur 8 copë të pjesëve të këmbimit të makinave.

Në të dy rastet, mallrat e padeklaruar u konfiskuan përkohësisht dhe kundër udhëtarëve janë ngritur padi për kundërvajtje.

Veshmbathje

- 7 pallto me  vlerë prej rreth 108 mijë denarë, të zbuluara nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të një makine maqedonase, të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për dalje nga vendi në vendkalimin kufitar Bllacë.  Palltot e  padeklaruara, të gjetura në dy valixhe të vendosura në bagazhin e automjetit, u konfiskuan përkohësisht, dhe kundër shoferit ëshdë dërguar kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

- 8 xhaketa, gjatë kontrollit të automjetit me targa sërbe, i drejtuar nga shtetas sërb, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bllacë. Malli i padeklaruar, i gjetur në bagazhin e automjetit, është konfiskuar përkohësisht dhe kundër shoferit do të ngrihet padi për kundërvajtje. Në të njëjtën kohë, për shkak të dyshimit se produktet shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, do të  iniciohet procedurë  për të përcaktuar origjinalitetin e tyre.

Drogë

Doganjerët në vendkalimin kufitar Tabanovc-autostradë, në bashkëpunim me anëtarët e Ministrisë së punëve të Brendshme, ndaluan një tentativë për të kontrabanduar heroin dhe kokain. Në vendkalimin kufitar për dalje nga vendi është paraqitur një autobus maqedonas i cili  udhëtonte në relacion  Strugë – Beograd. Gjatë kontrollit, të kryer me ndihmën e një qeni të policisë për zbulim të drogës, në pjesën për bagazh të dorës , u gjet një çantë  për të cilën asnjë udhëtar  nuk u deklarua si pronar. Brenda çantës, në një shtresë jastëku, u gjetën rreth 350 gram substanc pluhur ngjyr kafe dhe rreth 60 gram pluhur të bardhë. Rasti është dorëzuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme për procedurë të mëtejshme. 

Cigare

- 25 steka  cigare  Rodeo me pulla të akcizës maqedonase, janë  zbuluar nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të një autobusi maqedonas  i cili udhëtonte në relacion Dibër-Koper, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i paraqitur për dalje nga vendi në vendkalimin kufitar Tabanovce-autostradë. Cigaret e padeklaruara të gjetura në zonën e ventilimit të autobusit u konfiskuan përkohësisht, dhe kundër shoferit është dërguar këerkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

 

Avtodelovi 2,Tabanovce
Avtodelovi 2,Tabanovce
Avtodelovi, Tabanovce
Avtodelovi, Tabanovce
Avtomobil so bunker,mobilna
Avtomobil so bunker,mobilna
Bundi, mobilna
Bundi, mobilna
Cigari, mobilna
Cigari, mobilna
Devizi, mobilna
Devizi, mobilna
Devizi,Bogorodica
Devizi,Bogorodica
Heroin, kokain, Tabanovce
Heroin, kokain, Tabanovce
Shushkavci, Blace
Shushkavci, Blace
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8 9