Sot (6 mars 2019) në zyrat e Drejtorisë Doganore u realizua takim midis drejtorit të Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski dhe Viorel Stanilla, Ambasadorit të Rumanisë.

Në kuadër të presidencës rumune me BE-në, në takimin me ambasadorin e Rumanisë, u diskutua për prioritetet e presidencës rumune dhe përfshirjen më të madhe të bashkëpunimit doganor në Zonën Ekonomike Rajonale të CEFTA-s. Zyrat e përbashkëta doganore, shkëmbimi i informacioneve dhe lufta kundër korrupsionit janë një ndër prioritetet e rëndësishme për të cilat Drejtoria Doganore në të ardhmen do të punojë së bashku me kolegët nga BE. 

53161755_1636557209823125_8625134052308942848_n
53161755_1636557209823125_8625134052308942848_n
53274818_2787970391428207_674987525411962880_n
53274818_2787970391428207_674987525411962880_n
Previous Next Play Pause
1 2