Sot (06.03.2019) në Qeverinë e  Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt  ceremonia e nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim për përdorimin e  Sistemit  për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave statistikore për parandalimin dhe represionin  e korrupsionit dhe pastrimit të parave, me të cilat fillojnë aktivitetet e institucioneve  për përdorimin e web aplikacionit, e cila do të lehtësojë mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave statistikore për lëndët  për rastet e korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe të dhëna të tjera relevante për ndërtimin e politikave anti-korrupsion. Drejtoria doganore  ka marrë pjesë në mënyrë aktive dhe ka dhënë  kontribut të rrëndësishëm me  anëtarësim në grupin e punës e cila e  përgatiti metodologjinë për sistemin statistikor përkatës për monitorimin e politikave anti-korrupsion si  dhe  Memorandumin aktual, me të cilën forcohet  bashkëpunimi ndërinstitucional në marrjen e masave për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin dhe pastrimin e parave.

 

20190306_122515
20190306_122515
20190306_122548
20190306_122548
Previous Next Play Pause
1 2