Sot u promovua puna e Qendrës koordinuese nacionale për zbulim të krimit të organizuar dhe serioz, më sakt u bë lloj i vlersimit të funksionimit të deritanishëm të këtij organi ndër-institucional, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve, juridiksion i të cilëve është lufta kundër krimit të organizuar dhe serioz.

Edhe pse qendra është themeluar në vitin 2014, deri në shtator të vitit 2017 nuk janë ndërmarrë aktivitete për realizimin dhe funksionalizimin e saj.

Me marrjen  e  më shumë masave dhe aktiviteteve në përputhje me  plan veprimin e pregaditur, në të cilën janë përfshirë Drejtoria Doganore, Ministria e punëve të brendshme, Drejtoria e policisë  Financiare, Drejtoria për zbulim financiar, Drejtoria për të ardhura publike dhe Prokuroria  publike, janë siguruar kushte hapësinore, administrative dhe materialo-teknike Qendra  të bëhet operacionale.

Me operacionalizimin e Qendrës koordinuese nacionale për zbulim të krimit të organizuar dhe serioz u arrit dhe një ndër prioritetet i cili ishte vërtetur në planet e reformës së qeverisë "3-6-9" dhe puna e tij përmes përgatitjes së analizave tremujore të punës  ndjeket vazhdimisht në kuadër të "Planit 18".

1
1
2
2
3
3
4
4
Previous Next Play Pause
1 2 3 4