Gjatë javës së kaluar, doganierët kanë zbuluar disa përpjekje për kontrabandim të  mallrave të ndryshme, ku përkohësisht janë konfiskuar veshje, devize, kasaforta dhe falsifikime.

Veshje

- 93,748 copë veshje, janë  zbuluar në dy raste të ndara nga ekipet mobile doganore.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të mallit me origjinë nga Turqia, të destinuara për importues nga Shkupi, i paraqitur për doganim importues në njësinë doganore Shkup 1, janë gjetur 41,800 palë çorape, të cilat nuk janë të mbuluara nga dokumentet doganore. Malli i padeklaruar është konfiskuar përkohësisht  dhe kundër importuesit dhe personit përgjegjës të tij do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të autobusit Turk i cili  udhëtonte në relacion Stamboll - Shkup, i  paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë,  në dy valixhe të vendosur në bagazh  janë gjetur 148 copë  të veshjeve (fustane, bluza, funde, shalle dhe tuta ). Malli i padeklaruar është  konfiskuar përkohësisht  dhe kundër pronares, shtetase e Maqedonisë e cila  udhëtonte me autobus, do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Devize

- 3.500 euro, janë zbuluar nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit personal të një shtetase  të  Maqedonisë e cila, me makinë Maqedonase  dhe e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, është paraqitur për dalje nga vendi  në vendkalimin  kufitar Bogorodicë. Në çantën e  dorës të udhëtares  u gjetën 5500 euro, për të cilat nuk posedonte dokument për origjinë. Sipas rregullave ligjore  udhëtares i janë kthyer 2,000 euro, një shumë që një banor lirisht mund të marrë jashtë vendit, si dhe për kryerjen e shkeljes devizore do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Kasaforta

- 10 kasaforta hotelesh  HOMDOC, të zbuluara gjatë kontrollit të një makine maqedonase, të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, të  paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanovc-autostradë.Kasafortat  e padeklaruara, të gjetura në kuti të vendosura në bagazhin e automjetit, janë konfiskuar përkohësisht dhe kundër shoferit do të ngrihet padi penale.

Mallra për të cilat  dyshohet se shkelin të drejta të pronësisë intelektuale

- 14.730 kilogramë çaj me logo të markës së mbrojtur, janë  zbuluar nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit të një kamioni maqedonas, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Produktet e dedikuara për importues nga Kumanova u konfiskuan përkohësisht për shkak të dyshimit se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale dhe në përputhje me rregullat ligjore, do të iniciohet një procedurë për vërtetimin e origjinalitetit të tyre.

Corapi, mobilna
Corapi, mobilna
Devizi, mobilna
Devizi, mobilna
Obleka, mobilna
Obleka, mobilna
Sefovi,Tabanovce
Sefovi,Tabanovce
Previous Next Play Pause
1 2 3 4