Drejtoria doganore në përgatitje të  përfaqsuesve doganor për punë me sistemin e ri të përpunimit të deklaratave doganore përgatiti program për trajnim. Sipas këtij programi, përfaqsuesit doganor do të mund të njoftohen me mënyrën e punës me sistemet CDEPS dhe MIT, sistemet bazë për kryerjen e procedurave doganore.

Ju njoftojmë se Drejtoria Doganore, me mbështetjen e Projektit të USAID-it,për rritje ekonomike rajonale- REG më datën 03.05.2019 (e premte) do të mbajë trajnimin e fundit për përfaqsuesit doganor.

Trajnimi do të mbahet prej orës 12:00 në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin "Ss. Kiril dhe Metodij "në Shkup (Adresa: Bulevardi Goce Dellçev 9V, 1000 Shkup).

Ftohen të gjithë përfaqsuesit doganor të aplikojnë për pjesëmarrje jo më vonë se 30.04.2019 (e martë) deri në orën 16:00 në adresën e mëposhtme: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. .  

Në mesazhin duhet të dorëzohen të dhënat e mëposhtme për pjesëmarrësit e paraqitur:

- Emri dhe mbiemri

- Numri i licencës

- Kompanija

- Numri i telefonit dhe e-mail për komunikim

Për shkak të interesit është e preferuar  të paraqiten nga dy përfaqësues nga operatori ekonomik, a mbushja e grupeve do të bazohet në parimin i pari vjen i pari shërbehet. Pjesëmarrësit të cilët do ta ndjekin trajnimin do të njoftohen nëpërmjet e-mail adreses.

Të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar për trajnimet e tashmë të mbajtura nuk do të merren parasysh.

Me respekt,

Drejtoria Doganore