Më 23 prill 2019, Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë Veriore promovoi konceptin për operator ekonomik të autorizuar, rëndësinë e tij dhe përfitimet që kompanitë do të kenë, para sektorit të biznesit dhe studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit "Goce Dellçev" - Shtip.

Përfaqësuesit e drejtorisë doganore, Biljana Gaxhovska, këshilltar e pavarur dhe Ivan Spasovski, udhëheq i njësis doganore Shtip, sqaruan se Operator i autorizuar ekonomik është statusi më i lartë që mund të fitoj një kompani tregtare që do të ofrojë zbatim të sigurt të  veprimeve të tyre, a përfitimi është numër i zvogëluar i  kontrolleve nga ana e Drejtorisë doganore, rrjedha e shpejtë e mallrave dhe reduktimin e procedurave doganore, dhe mbi të gjitha është  njohja reciproke brenda vendeve anëtare të CEFTA-s.

Rektori i UGD - Shtip, Prof. Dr. Blazo Boev tha se këto lloj promovime dhe takime me institucione janë veçanërisht të rëndësishme për studentët të cilët  drejtpërdrejt mund të njoftohen me punën e tyre në të ardhmen dhe sfidat.

 

B76CF7C2-0DF9-4EA3-A984-34500B4ACBE5
B76CF7C2-0DF9-4EA3-A984-34500B4ACBE5
E7B0F13F-55A7-4B1F-A075-A2B34300D9C6
E7B0F13F-55A7-4B1F-A075-A2B34300D9C6
Previous Next Play Pause
1 2