Drejtoria Doganore në bashkëpunim me Organizatën Botërore Doganore nga 22-24.10.2019 në Shkup do të jetë mikpritës në Konferencen e 14-të Botërore të Doganave PIKARD. Përzgjedhja e Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për mikpritës të kësaj konference është një konfirmim i progresit të reformës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për përfshirjen në zinxhirët globalë të ekonomisë botërore, modernizimin e punës doganore dhe lehtësimin e tregtisë.

Tema e konferencës vjetore botërore është „SMART BORDERS për tregti të lirë, udhëtime dhe transport“, duke konfirmuar vendosmërinë për lëvizjen e lirë të mallrave, udhëtarëve dhe transportit të sendeve nëpërmjet kufijve. Temat kryesore që do të diskutohen në këtë konferencë janë: Analiza e të dhënave të mëdha- Big Data Analytics, Koordinimi dhe bashkëpunimi kufitar, E-Tregtia Ndërkufitare, Zonat e posaçme ekonomike, Teknologjia e vendkalimeve kufitare dhe Zvogëlimi i Proteksancës.

Në konferencën botërore pritet të marin pjesë Drejtorët e drejtorive doganore nga të gjitha kontinentet, përfaqësuesit e komunitetit akademik, universitetet dhe institucionet.

 

PICARD
PICARD
Previous Next Play Pause
1