Gjatë dy javëve të fundit, doganierët zbuluan disa tentativa për kontrabandë të mallrave të ndryshme, përkohësisht janë konfiskuar cigare, insekticide, herbicide, auto pjesë, mjete, motoçikleta, rroba, syza, kozmetikë, parfume,smartfone, devize dhe falsifikime .

Cigare

- 60 steka cigare  Marlboro pa pulla të  akcizës janë zbuluar  gjatë kontrollit të një kamioni kosovar i ngarkuar me fruta dhe perime, i drejtuar nga një shtetas i Kosovës, i deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Cigaret e padeklaruar, të gjetura në dy mbajtëse të mjeteve të vendosura në pjesën e jashtme të kabinës, u konfiskuan përkohësisht dhe kundër shoferit  do të iniciohet  procedurë kundërvajtëse.

- 41 steka cigare, të zbuluara në tri raste të ndara në vendkalimin kufitar të Bllacës, gjatë kontrollit të tre makinave të Kosovës, të paraqitura për hyrje në vend.

Në rastin e parë, në bagazh, në çantat e pasagjerës së automjetit, janë gjetur  26 steka cigare  Winston me pulla të akcizës së Kosovës. Prej të cilave një stek iu kthye pasagjeres, ndërsa 25 steka përkohësisht janë konfiskuar.

Në rastin e dytë, në çantat  e udhëtarit të automjetit, të vendosura në bagazh, janë zbuluar 10 steka cigare Winston me pulla të akcizës së Maqedonisë dhe Kosovës, prej të cilave 1 stek i është kthyer udhëtarit ndërsa 9 steka përkohësisht janë konfiskuar.

Në rastin e tretë, gjithashtu në bagazh, në çantat e pasagjeres së automjetit  janë gjetur 8 steka cigare Ronhill dhe Winston pa pulla akcize, prej të cilave 1 i është kthyer udhëtares, ndërsa 7 steka janë konfiskuar përkohësisht.

Në të tri rastet, kundër pronarëve të cigareve të padeklaruara  do të ngrihet padi penale.

- 6 steka cigare të markës Marlboro pa pulla të akcizës, të zbuluara gjatë kontrollit të një makine bullgare me të cilin për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Medzitlija, janë paraqitur  dy shtetas maqedonas. Cigaret e padeklaruara të gjetura nën ulësen e pasagjerit  janë konfiskuar përkohësisht dhe kundërshoferit do të ngrihet padi penale.

Produkte për mbrojtje të Bimëve

- 44 kg insekticide në granule, të markës ROVOCID dhe GALITION Extra (44 pako nga 1 kg), 1600 ml insekticide të lëngshëm- koncentrat për  emulsion ETIOL (16 pako nga 100 ml) dhe 490 gram herbicid TEZIS (49 pako nga  10 g ), janë zbuluar nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit të një makine të Maqedonisë, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i paraqitur  për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanovce-autostradë.  Malli i padeklaruar i gjetur në bagazhin, në ulësen e pasme, në mes ulëseve dhe nën ulësen e pasagjerit, janë konfiskuar përkohësisht, dhe kundër pasagjerit në automjetin, i cili u paraqit si pronar i produkteve, do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Autopjesë, mjete dhe motoçikletë

- 93 auto pjesë të  reja dhe të përdorura dhe mjete (filtrat e ajrit, pompa të ujit, filtra të naftës, filtrat e karburantit, frena, amortizerë, sprej për pastrimin  e  yndyrave të motorit, armë  pneumatike, kabllo, tharëse industriale, makinë për pastrimin e  këpucëve dhe sete  të mjeteve të dorës), janë  zbuluar gjatë kontrollit të mallit me prejardhje nga Zvicra, të destinuara për importues nga  Kërçova, të paraqitura  për doganim importues në njësinë doganore Strugë. Malli i padeklaruar është konfiskuar përkohësisht  dhe kundër kompanisë importuese dhe personit përgjegjës do të ngrihet padi e duhur.

- 1 motoçikletë e përdorur  Yamaha NEOS, është  zbuluar gjatë kontrollit të një furgoni pasagjerësh me targa sllovene, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanovc-autostradë. Motoçikleta e padeklaruar, e gjetur në bagazhin  e automjetit, është konfiskuar përkohësisht dhe kundër shoferit është ngritur padi penale.

Veshje

- 100 copë veshjesh, 48 palë këpucë dhe 2 çanta sportive, janë  gjetur në dy raste të ndara, gjatë kontrollit të një kamioni dhe një makine, të paraqitura për hyrje nëvend në  vendkalimin kufitar Dojran.

Në rastin e parë, në kuti për mjete, si dhe në pjesën për bagazh personal, në shtratin e  sipërm dhe nën krevatin në kabinën e kamionit boshnjak, i drejtuar nga shtetas boshnjak, janë gjetur 58 copa të veshjeve (xhaketa, duksere, tuta, bluza sportive dhe  bluza me mëngë të shkurtra), 48 palë këpucë (patika dhe pantofla) dhe 2 çanta sportive. Malli i padeklaruar është konfiskuar përkohësisht dhe kundër shoferit do të ngrihet padi penale. Në të njëjtën kohë, për shkak se produktet kanë shenja të markës tregtare, do të iniciohet një procedurë për përcaktimin e origjinalitetit të tyre.

Në rastin e dytë, në bagazhin e automjetit  grek, i drejtuar nga shtetas grek, janë gjetur 42 palë gjinse. Gjinset e padeklaruara janë konfiskuar përkohësisht, dhe kundër shoferit do të ngrihet padi penale.

- 57 pjesë rroba të grave (pantallona, fustane, xhaketa dhe bluza), janë zbuluar gjatë kontrollit të një makine maqedonase, me të cilën për hyrje në vend në vendkalimin kufitarë Bogorodicë, janë paraqitur dy shtetas të Maqedonisë. Malli i padeklaruar i gjetur në tre çanta udhëtimi të vendosura në bagazhin e automjetit janë konfiskuar përkohësisht  dhe kundër shoferit do të ngrihet padi penale.

Syze, kozmetikë, parfume dhe ujëra tualetit

- 2,299 produkte të ndryshme (syza, deodorant, maskarë, shminka, pudër për fytyrë,  thonjë artificial, furça, veshje, parfume etj.) Janë  zbuluar gjatë kontrollit të automjetit maqedonas të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë i deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin  kufitar Bllacë. Malli i padeklaruar, i gjetur paraulëses së pasagjerit nërmjet ulëseve të pasme dhe të përparme  dhe në bagazhin  e automjetit, janë konfiskuar përkohësisht, dhe kundër shoferit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

- 106 ujëra tualeti, janë  zbuluar gjatë kontrollit të një kamioni boshnjak, i drejtuar nga një shtetas boshnjak, i paraqitur  për hyrje në vend në  vendkalimin kufitar Bogorodicë. Malli i padeklaruar, i gjetur nën shtratin në kabinën e kamionit, është  konfiskuar  përkohësisht dhe kundër shoferit do të ngrihet padi penale 

- 29 parfume prej 100 ml, janë zbuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të bagazhit të shtetasit maqedonas i cili mbërriti me fluturim nga Stambolli. Parfumet e padeklaruara janë konfiskuar përkohësisht dhe kundër udhëtarit do të ngrihet padi penale.

Materiale dentare

- Një sasi e madhe e materialeve dhe instrumenteve të ndryshme dentare (materiale për plomba, çimentë, turbina etj.) Janë zbuluar gjatë kontrollit të një makine maqedonase të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, paraqitur për hyrje në vend në vend kalimin kufitar Medzitlija. Malli i padeklaruar, i gjetur në valixhe të vendosura në hapësirën e bagazhit, në hapësirën e gomës rezervë dhe në zgavrën e zbrazët fabrikore  të bagazhit, janë  konfiskuar përkohësisht, dhe kundër shoferit do të inicohet procedur e duhur.

Smartfonë

- 19 smart telefona  Beontel F1, janë  zbuluar gjatë kontrollit të një makine maqedonase, të drejtuar nga një shtetas maqedonas, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Telefonat e padeklaruar, të gjetura në një kuti të vendosur në ulësen e pasme , janë konfiskuar përkohësisht dhe kundër shoferit do të inicohet procedur e duhur.

Devize

- 4,200 euro, janë zbuluar nga ana e ekipeve mobile doganore gjatë kontrollit personal  të shtetasit  maqedonas i cili drejtonte  makinën maqedonase, i paraqitur  për dalje nga vendi në vendkalimin kufitar  Tabanovce-autostradë.  Në çantën e dorës të shoferit u gjetën 6,200 euro për të cilat nuk kishte dokument të origjinës, prej të cilave 2,000 euro iu kthyen atij sipas rregullave ligjore, një shumë që një rezident mund të bartë  lirisht nga shteti. Për kryerjen e padis penale devizore kundër shoferit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje. 

Mallrapër të cilët  dyshohet se shkelin të drejtat e pronësis intelektuale  

- 885 palë syze me logo të markave të mbrojtura tregtare, të zbuluara nga ekipet mobile                       doganore, gjatë kontrollit të mallrave me origjinë nga Italia, të destinuara për importues nga Struga, të paraqitura për doganim importues në njësinë doganore Shkup 1.  Për shkak të dyshimit se shkelin të drejtat e pronësisë  intelektuale, produktet përkohësisht janë konfiskuar dhe, sipas rregullave ligjore, do të iniciohet një procedurë për të përcaktuar origjinalitetin e tyre.

- 20 maska për telefona celularë me logo të markve të mbrojtura tregtare, të zbuluar në Zyrën Doganore Aeroporti Shkup - Seksioni për zhdoganim, gjatë kontrollit të një дчргесе të shpejtë nga Kina, të destinuara për një person fizik nga Tetova. Për shkak të dyshimit se ato shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, produktet përkohësisht janë konfiskuar dhe sipas rregullave ligjore do të iniciohet një procedurë për verifikimin e origjinalitetit të tyre. 

Avtodelovi,alati,Struga
Avtodelovi,alati,Struga
Cigari Medzitlija
Cigari Medzitlija
Cigari, Bogorodica
Cigari, Bogorodica
Cigari,Blace
Cigari,Blace
Devizi, mobilna
Devizi, mobilna
Farmerki, Dojran
Farmerki, Dojran
Insekticidi,mobilna
Insekticidi,mobilna
Moped, Tabanovce
Moped, Tabanovce
Obleka i obuvki,Dojran
Obleka i obuvki,Dojran
Obleka,Bogorodica
Obleka,Bogorodica
Parfemi, Aerodrom SK
Parfemi, Aerodrom SK
Razna stoka, mobilna
Razna stoka, mobilna
Smartfoni, Bogorodica
Smartfoni, Bogorodica
Stomatoloski materijali,Medzitlija
Stomatoloski materijali,Medzitlija
toaletni vodi,Bogorodica
toaletni vodi,Bogorodica
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15