Drejtoria për punë dhe të ardhura doganore e Mbretërisë së Bashkuar,Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i dhuroi pajisje të reja të sofistikuara për kërkimin e automjeteve. Donacionin e dorëzuan Ambasadorja Britanike Rachel Galloway dhe David Hunley, Drejtor për Operacione Ndërkombëtare, në një aktivitet festiv i mbajtur sot  më 8 maj 2019.

Gjatë ngjarjes u drejtua Drejtori I Doganave, Gjoko Tanasoski i cili theksoi se pajisjet që do të përdoren nga doganjerët është e vetmja mënyrë për të parandaluar dhe zbuluar kërcënime, si dhe standarde në operacionet e përditshme. Drejtori theksoi se mbështetja dhe bashkëpunimi me autoritetet doganore të Mbretërisë së Bashkuar ka për qëllim përmirësimin e zbatimit ekzistuese dhe aplikimit të teknikave të reja dhe modalitetet e funksionimit përmes shkëmbimit të informacionit dhe praktikave më të mira në luftën kundër krimit, por edhe kontribim në përshpejtimin e procedurave doganore dhe tregtis. Drejtori Tanasoski shtoi se në kuadër të programit dhe bashkëpunimit, në Mbretërinë e Bashkuar veqmë janë porositur trajnime për 20 persona, për zbatimin e teknikave për kërkimin e automjeteve transportuese. Zbatimi  i pajisjeve të dhuruara specifike dhe njohuritë dhe aftësitë e fituara  do të ndihmojnë edhe më tej për të rritur kapacitetin për shqyrtim dhe rezultatet në zbulimin e kundërvajtjeve doganore.

Drejtori për Operacione Ndërkombëtare Huntley shprehu kënaqësi me fillimin e bashkëpunimit dhe theksoi se kjo do të rritet në bashkëpunim afatgjatë në drejtim të forcimit të luftës kundër krimit të organizuar.

Ambasadorja Galloway tha se ngjarja e sotme është një shprehje e qartë e premtimit që bënë në Samitin e Ballkanit Perëndimor të vitit të kaluar në Londër dhe se ky është vetëm fillimi i një pakete donacioni. Gjithashtu, ambasadorja theksoi në fjalimin e saj se lufta kundër taksave dhe krimit doganor dhe pastrimit të parave si dhe përpunimi i këtyre krimeve ndihmon për të mbrojtur ekonomitë, dhe kështu të stimulojnë dhe zhvillojnë prosperitetin. Kapaciteti i rritur i doganierëve për përdorimin e pajisjeve dhe teknikave të reja do të ndihmojë në trajtimin e kërcënimeve nga krimi i rëndë dhe i organizuar, si dhe ekonomik. Shuarja e krimit të rëndë dhe të organizuar dhe korrupsioni është një pjesë kyçe e bashkëpunimit tonë që mbulon dy fusha të rëndësishme: sigurinë dhe prosperitetin, shtoi ambasadorja.

 

Carina Obedineto kralstvo
Carina Obedineto kralstvo
oprema-768x480
oprema-768x480
Previous Next Play Pause
1 2