Më 16 prill 2019 në Athinë u mbajt një takim bilateral midis delegacioneve të Drejtorisë  Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë. Takimi i delegacioneve u zhvillua në drejtim të realizimit të partneritetit strategjik dhe forcimit të bashkëpunimit midis dy vendeve, të krijuara në kuadër të Marrëveshjes së Prespës, si dhe Plani i Veprimit për intensifikimin dhe pasurimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç është e paraparë me marveshjen e Prespës, si dhe bashkëpunimin në pikat kufitare.

Delegacionet e drejtuara nga Drejtorët e drejtorive doganore Gjoko Tanasoski dhe Konstantinos Mourtidis diskutuan për më shumë tema në interes për nxitjen e bashkëpunimit të ndërsjelltë, si dhe për kontributin në përshpejtimin e mëtejshëm të kalimit kufitar në vendkalimet kufitare.

Në takimin u  shqyrtua bashkëpunimi në drejtim të ndërtimit të kapaciteteve doganore të Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke marrë pjesë në projekte dhe aktivitete të përbashkëta për arritjen e shpejtësisë më të madhe në shkëmbimin e të dhënave dhe operativitet  në luftën kundër mashtrimit doganor dhe tregtisë së paligjshme.

1
1
2
2
3
3
4
4
5
5
6
6
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6