Sot, Drejtoria Doganore  shënon njëzet e shtatë vjetorin e themelimit të saj si një organ administrativ shtetëror.

Pas 27 viteve të punës së vështirë dhe të suksesshme, të përcjellur me një sërë sfidash, sot me krenari mund të themi se Drejtoria Doganore është një shërbim modern dhe ndërkombëtar i afirmuar i aftë për të promovuar dhe lehtësuar aktivitetet ekonomike, por mbi të gjitha për t'u kujdesur me sukses për jetën dhe shëndetin e qytetarëve dhe të ruajë interesat financiare të shtetit.

Me rastin e 14 prillit, dita e Doganës sot në lokalet e Filarmonisë Kombëtare në Shkup  u mbajt  ceremonija tradicionale ku morën pjesë zyrtarë të lartë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të trupit diplomatik, komunitetit të biznesit dhe partnerë të tjerë të Drejtorisë doganore. Ceremoninë, me rastin e festës, e hapi kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut  z. Zoran Zaev, i cili vuri në dukje se festimi i kësaj dite është i rëndësishëm për vendin tonë dhe për qytetarët, sepse Drejtoria doganore dhe doganjerët janë kontakti i parë me vendin – ata janë fytyra e Republikës së Maqedonisë së Veriut,  dhe puna doganore është një nxitje dhe një parakusht i rëndësishëm për promovimin e tregtisë ndërkombëtare të vendit.  Kryeministri doganjerëve ua uroi kremtimin e Ditës së Doganave dhe tha se qeveria do të vazhdojë të mbështesë dhe të promovojë të gjitha instrumentet e duhura, iniciativa dhe mjetet për zhvillimin e drejtorisë  doganore, nëpërmjet digjitalizimit, automatizimi, pa- punë me letra dhe ngritje të kapaciteteve.

Para të pranishmëve, u drejtua edhe Zëvendësministrja e  Financave znj. Shiret Elezi, e cila në fjalimin e saj ua uroi doganjerëve rezultatet e arritura dhe theksoi se Ministria e Financave dhe Drejtoria Doganore do të vazhdojnë të zbatojnë reformat në këtë sektor. Vetëm së bashku do të jemi në gjendje t'i përgjigjemi sfidave të reja si rezultat i globalizimit të shpejtë të tregtisë dhe sistemeve financiare.

Drejtori i drejtorisë doganore, z. Gjoko Tanasoski, në fjalimin e tij përgëzoi doganierët, ku dha të dhëna të rezultateve dhe aktiviteteve të Drejtorisë doganore gjatë vitit të kaluar. Këtë vit, Drejtoria doganore ka kushtuar më shumë vëmendje për projektin më të rëndësishme dhe më të kompleksuar të zhvillimit të quajtur Dogana Digjitale edhe pse vitin e kaluar lajmëruam dixhitalizimin, këtë vit  pritet realizimi,  vitin 2018 e shënuan disa projekte të mëdha në fusha të ndryshme, të cilat çuan në përparim të madh dhe modernizim. Vitin e kaluar Drejtoria doganore ka filluar një kapitull të ri në funksionimin e tij,me finalizimin e zhvillimin e sistemit për përpunimin e deklaratave doganore dhe dokumentet akcizës i cili  do të zëvendësojë sistemin e deritanishëm  ASYCUDA. Kështu, të gjitha procedurat doganore që janë kryer në letër do të zëvendësohen me procedura elektronike. Më tej, drejtori i prezentoi rezultatet tjera të arritura,  siç janë  të ardhurat e realizuara në vitin 2018 prej 1.43 miliardë euro, 87 milionë euro më shumë, pra 11.1% më shumë se në vitin 2017, kur janë paguar  1.27 miliardë euro , konfiskime të shumta ndër të cilat konfiskimi i mbi 1 ton drogës, harmonizimi i legjislacionit doganor me BE-në, takime të shumta me komunitetin e biznesit dhe projektet e realizuara.

Si pjesë e përgatitjeve për anëtarësim në BE, u prezantua një video që paraqet përfitimet e futjes së sistemit të përpunimit të dokumenteve të Deklarimit të Doganave dhe të Dokumenteve të Akcizës. Përveç kësaj, të pranishmit  patën mundësinë të shikonin  një video që paraqiste specifikat e disa procedurave doganore, të cilat aplikohen për import, eksport dhe transit të mallrave nga dhe në vend.

Në kuadër të kremtimit të festës së këtij viti dhe këtë vit, u organizua me sukses  aksioni për dhurimin e gjakut, në të cilën më shumë se 100 zyrtarë doganor treguan njerëzimin e tyre.

Përveç aksionit për dhurimin e gjakut, me rastin e 14 prillit - Dita e Drejtorisë  doganore,  organizum edhe disa ngjarje. Si një shenjë e bashkëpunimit të mirë dhe mbështetjes reciproke, doganjerët dhe policët e vendkalimeve kufitare organizuan ndeshje të futbollit, si dhe kishim nderin  të jemi mysafirë të fëmijëve nga SOS Fshati i fëmijëve të cilët u njoftuan me punën e doganës, morën pjesë në kontrollin e udhëtarëve dhe u njohën  me të drejtat dhe detyrimet e udhëtarëve gjatë kalimit kufitar. Në mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin e publikut në luftën kundër falsifikimit, ne  vazhduam me zbatimin e  fushatës "Stop për produktet e falsifikuara" në shkollat e mesme dhe qendrave të mëdha tregtare në Shkup.

Tradicionalisht, në ditën e Doganës, u shprehën mirënjohje për institucionet dhe individët të cilët përmes punës së tyre kontribuan në punën e suksesshme të Drejtorisë Doganore dhe në mbështetje të reformave në punën doganore.Në emër të Dejtorisë doganore, drejtori Tanasoski  ka shpërnda çmime në formë pllakete dhe lëvdrata për doganierët dhe kompanitë me të cilat bashkëpunon Drejtoria Doganore për arritjen e rrezultateve të shkëlqyera në punën, me qka  kontribojnë në  punë më racionale, më efikase dhe më cilësore.

 

RAPORTI VJETOR

 

5
4
6
Previous Next Play Pause
1 2 3