Doganierët e  vendkalimit  kufitar Tabanovcë ndaluan një tentim për kontrabandim të një  sasie  të madhe marihuanës.

Më 29 mars 2019, doganierët e vendkalimit kufitarë  Tabanovcë gjatë kontrollit të një kamioni me targa shqiptare, i drejtuar nga shtetas shqiptarë F.B. (62) gjetën rreth 350 kilogramë marihuanë narkotike. 

Gjegjësisht, në orët e hershme të mëngjesit (01:30h), në vendkalimin kufitar Tabanovcë në dalje nga vendi, është paraqitur një kamionë i markës VOLVO me targa shqiptare i drejtuar nga një shtetas i Republikës së Shqipërisë, ku automjeti u përzgjodh nga doganierët për kontroll detal. Gjatë kontrollit detal, në 130 paleta të bëra posaçërisht për transportin e luleve të ngarkuara në automjet, doganierët gjetën rreth 350 kilogramë marihuanë narkotike.

Pas marrjes së lëndës nga ana e inspektorëve të Departamentit të Hetimeve, Drejtoria Doganore kundër F.B. (62) do të ngrejë padi penale për kryerjen e veprës penale "Prodhimi dhe lëshimi i paautorizuar i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve" të dënueshme sipas nenit 215 paragrafi 1 dhe paragrafit 7 të Kodit Penal " deri në  Prokurorinë Themelore Publike Kumanovë. 

IMG_8034
IMG_8042
IMG_8045
IMG_8053
Image-1 (1)
Image-1 (2)
Image-1
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7