Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të aktiviteteve të rregullta në vendkalimet kufitare Tabanovcë fqinje me Serbinë dhe Bogorodicë fqinje me Greqinë, parandaloi përpjekjet për futjen ilegale të cigareve dhe duhanit të papërpunuar të destinuar për shitje të paligjshme në tregun maqedonas. Në vendkalimin kufitar Tabanovcë, në hyrje prej Republikës së Serbisë u konfiskuan 16.5 tonë cigare, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në hyrje prej Greqisë u konfiskuan  13 tonë duhan i papërpunuar.

Në vendkalimin  kufitar  Tabanovc  më 28.05.2019 gjatë kontrollit të një kamioni, shërbimet doganore kanë zbuluar 1000 pako cigare me një peshë totale prej 15.000 kg. Çdo pako përmban 50 shteka ose gjithsej  10 milionë cigare.

Në të njëjtën vendkalim kufitar, më 24.05.2019 u zbulua një furgon me 102 pako cigare, me peshë rreth 1.500 kg ose gjithsej  1 milion cigare.

Bëhet fjalë për cigare me markë kineze të cigareve, ASHIMA LUXORY SIZE dhe MARBLE DE LUXE.

Shërbimet doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në hyrje në vendkalimin kufitar Bogorodicë më 16.06.2019, rreth orës 18:00, konfiskuan një kamion, në të cilin u zbuluan 130 pako me peshë neto 13,000 kg, ndërsa pesha bruto ishte 14,300 me duhan të papërpunuar. Gjithashtu është raportuar se transporton  letër për mbështjelljen e duhanit, por gjatë verifikimit është vërtetuar se automjeti është i ngarkuar me duhan të papërpunuar. Duhani i konfiskuar ishte menduar për shitje të paligjshme në tregun vendas.

Kundër kryerësve janë ngritur kallëzime përkatëse penale.

Nëqoftëse cigaret, gjegjësisht duhani do të gjendeshin në tregun vendas, në shikim të asaj se bëhet fjalë për mallra akcize, buxheti i shtetit do të ishte dëmtuar me rreth 1 milion euro.

Këto janë para që shteti mund të investojë në ndërtimin e shkollave, çerdheve, fushave sportive dhe më shumë, me qëllim përmirësimin e standardeve të qytetarëve dhe sigurimin e kushteve më të mira jetese.

Cigaret dhe duhani i papërpunuar janë produktet e akcizës për të cilat paguhet akciza, dhe kur ato gjenden në shitje me pakicë,të njëjtat duhet  të shënohen me pulla akcize. Pulla akcize  është një vërtetim se për  ato produkte janë paguar akcizat  dhe detyra të tjera të shtetit , por edhe se është kryer kontrolli i kualitetit. Akcizat marin pjesë me rreth 22% në taksat totale të mbledhura nga shteti, ndërsa në të ardhurat buxhetore  akcizat marin pjesë me 13%, prej të cilave  mbi 5% janë nga cigaret dhe produktet e duhanit. Nëse dihet shuma e buxhetit (~ 3.4 miliard euro), bëhet fjalë për një burim të rëndësishëm i të ardhurave.

Për shkak të dëmeve të mëdha nga shitja ilegale e këtyre mallrave doganore, Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në koordinim me institucionet e tjera shtetërore kompetente, kryen akcione  të vazhdueshme  për ndalimin e shitjes ilegale të duhanit dhe produkteve të duhanit dhe natyrisht kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

 

8tutun
9tutun
11tutun
12tutun
press1
press2
2tutun
3tutun
7tutun
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8 9