Ministria për Mjedis Jetësor dhe PlanifikimHapsinor  ka dërguar një letër Drejtorisë Doganore duke informuar se importi dhe eksporti i mallrave të reja teknike me mjete ftohëse do të kryhet pa leje që deri më tani është lëshuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor.

Kontrolli i importit dhe eksportit të pajisjeve ftohëse gjatë nëntë viteve të fundit tregon për faktin se mallrat e reja teknike që përmbajnë produkte të ftohjes nuk përmbajnë substanca që zvogëlojnë ozonin.

Prandaj, informohen operatorët ekonomikë se duke filluar nga data 19.07.2019 Drejtoria Doganore në procedurën e importit ose eksportit të mallrave të reja teknike me mjete ftohëse, nuk do të kërkojë licencë për import / eksport, e cila paraqet  lehtësim dhe përshpejtim të rëndësishëm të tregtisë me ksi lloj mallrash.