Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Serbisë më 12.07.2019 nënshkruan një Marrëveshje për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar Tabanovce - Preshevë. Kështu, të dy vendet janë të parat në Ballkanin Perëndimor që fillojnë kontrollin e përbashkët të kufijve. Fillimi zyrtar i kontrolleve të përbashkëta pritet deri në fund të gushtit 2019.

Koncepti i kontrolleve të përbashkëta kufitare me një ndalesë “one stop shop” nënkupton procedura të thjeshtuara të kryera në një vendkalim kufitarë të përbashkët, me vetëm një ndalesë, ku kontrolli i pasagjerëve, mallrat dhe automjeteve të tyre kryhet vetëm në një vend. Doganimi i përbashkët do të mundësojë një shkallë më të lartë të harmonizimit të kontrolleve kufitare dhe zbatimin e përmirësuar të konceptit të menaxhimit të integruar të kufijve, do të zvogëlohet mundësia e mashtrimit doganor për shkak të pasqyrimit të drejtpërdrejtë në dokumentet që ndjekin mallrat, do të futet kontrolli dhe zbatimi i formaliteteve kufitare nga ana e gjith organeve kompetente për zbatimin e tyre, do të përshpejtojnë rrjedhën e udhëtarëve dhe mallrave dhe do të kursejnë burimet e nevojshme për zbatimin e konceptit.

Për udhëtarët dhe transportuesit që lëvizin nga Serbia për në Maqedoninë Veriore, shërbimi kufitar Serb do të kryejë kontrollin e daljes së territorit tonë shtetëror në pikën kufitare Tabanovce, ndërsa kontrolli i atyre që udhëtojnë në drejtim të kundërt, kontrollin e daljes shërbimet kufitare maqedonase do ta bëjnë në territorin e Serbisë në vendkalimin kufitar të Preshevës.

Në periudhën e kaluar, Drejtoria Doganore, me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ka kryer rikonstruktim dhe modernizim të infrastrukturës në vendkalimin kufitar Tabanovce, duke përmbushur të gjitha parakushtet për fillimin e kontrolleve të përbashkëta. Me vendosjen e mënyrës së re të punës dhe kontrollin e përbashkët të kufijve të shërbimeve të dy vendeve, Korridori 10 do të jetë më tërheqës dhe efikas për eksport, import dhe tranzit të mallrave.

Vendkalimi kufitar i Tabanovcës është vetëm fillimi i ndryshimeve madhore që na presin në këtë vendkalim kufitar, në vazhdim janë edhe projektet me fqinjët tanë të tjerë Shqipërin dhe Kosovën, të cilat do të sjellin përfitime të mëdha për operatorët ekonomikë.