Sot për her të parë u mbajt  një ngjarje rajonale B2B e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore dhe e mbështetur nga USAID përmes projektit "Krijimi i Mundësive për Punë për NMVM në Maqedoninë Veriore", ose më saktë si pjesë e aktivitetit të dytë të projektit Qasja në Tregjet e  biznesit të  OEMVP. Përfshihen tre vende - Republika e Maqedonisë së  Veriut, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë.

Drejtori i Drejtorisë  Doganore Gjoko Tanasoski mori  pjesë aktive në panelin e parë të titulluar "Forumi Ekonomik" së bashku me z. Arlind Gjokuta - Drejtor i doganës së  Shqipërisë, z. Bahri Berisha, Drejtor i Doganës së Kosovës dhe z. Gergj Mura, Drejtor i Western Balkan Fund.

“Komuniteti i biznesit nga të tre vendet ka treguar interes të veçantë për përparimin e Drejtorisë doganore të Maqedonis së Veriut në fushën e dixhitalizimit dhe fillimin e punës pa letra, si dhe kushtet dhe përfitimet e miratimeve të Operatorit të Autorizuar Ekonomik.

Në fjalimin e tij, Drejtori i Drejtorisë  Doganore, Gjoko Tanasoski, theksoi bashkëpunimin profesional dhe partneritet me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. U theksua edhe angazhimi i vazhdueshëm për të përmirësuar konkurrencën ekonomike të ekonomisë së vendit, kontrollet e përbashkëta kufitare me Serbinë (One Stop Shop), si dhe aktivitetet në vazhdim për të zbatuar Sistemin njësportel.

B2B nastan
Previous Next Play Pause
1