Delegacioni i Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga Drejtori  z. Gjoko Tanasoski më 23 dhe 24 Shtator 2019, mori pjesë në një Takim Shpjegues në Bruksel, për Kapitullin 29 (shqyrtim të pajtueshmërisë së Legjislacionit të Brendshëm Doganor me Legjislacionin e Unionit Doganor) si pjes e përgatitjeve për fillimin e negociatave për hyrje në BE.

Në takimet me përfaqësuesit e Taksave dhe Unionit  Doganore të Komisionit Evropian, udhëheqja e Drejtorisë  Doganore prezantoi progresin e arritur deri më tani në përafrimin e ligjeve dhe rregulloreve kombëtare me legjislacionin e Bashkimit Evropian në lidhje me Kapitullin 29- Unioni Doganor.

Në takime të ndara u diskutua për gjendjen aktuale e rregulloreve të përfshira dhe dispozitat që rrjedhin nga Kodi Doganor i Unionit, me diskutime dhe shkëmbim të informacioneve për fushat e ndryshme të punës doganore. Ekipi menaxhues i drejtorisë doganore me përfaqësuesit e Komisionit Evropian diskutuan në detaje rregulloret kombëtare dhe evropiane dhe veprimet praktike operative në fushën e kontrollit të zbatimit të ligjeve, zbatimin e konceptit të Operatorit të Autorizuar Ekonomik, menaxhimin me rreziqe, mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, etj..

Në fjalimin e tij të shkurtër, Drejtori i Drejtorisë  Doganore deklaroi se misioni ynë për të mbrojtur interesat financiare dhe shoqërinë, duke mbështetur zhvillimin ekonomik përmes bashkëpunimit, lehtësimit dhe modernizimit, është shumë i lidhur me atë të Unionit Doganor të BE-së, si dhe raportet e fundit nga  OBT sugjeroјn që efikasiteti i procedurave doganore në vendin tonë është përmirësuar pasi tregon se ne jemi në rrugën e duhur për të harmonizuar plotësisht veprimet doganore me atë në vendet e Bashkimit Evropian.

Pas takimeve, u përshkruan veprimet prioritare për harmonizimin e mëtutjeshëm me legjislacionin Evropian të Kapitullit "Bashkimi Evropian", me masa dhe hapa specifikë të përpunuar.

Image-1(1)
Image-1(4)
Image-1
Image-1
Previous Next Play Pause
1 2 3 4