Gjatë dy javëve të shkuara, nëpunësit doganor kanë zbuluar një emigrant ilegal, si dhe disa tentativa për kontrabandim të mallit të ndryshëm, ku dhe përkohësisht është mbajtur mall teknik, vegla, pjesë autmobilistike, konzola për video-lojra, detergjent, pije, pjesë për telefona celular dhe pjesë për video lojra, deviza dhe produkte kozmetike.

Përkohësisht janë mbajtur: 

Mall teknik, pjesë për telefona celular dhe mall tjetër 

- 2.274 copë vegla, mall teknik, pjesë automobilistiike, pjesë për telefona celular, 90 kilogram detergjent, 36 litra lëng, 70 deodorantë dhe 8 freskues ajri, zbulohen në tre raste të ndara nga ana e ekipeve doganore mobile. 

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automobili nga Maqedonia, drejtuar nga një shtetas maqedonas, i paraqitur për hyrje në vend në pikën e kalimit kufitar Bllacë, në qese plasmasi të akomoduara në bagazhin e automjetit, janë gjetur 2.009 copë pjesë për telefona celular dhe video loja (xham mbrojtës, maska, bateri dhe kufje për telefona celular, modulatorë, doreza për video lojëra dhe transmiterë për makina). Të njëjtat përkohësisht janë mbajtur ndërsa kundër drejtuesit të automjetit do të parashtrohet kërkesë për inicimin e procedurës së kundërvajtjes.  

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të një kamioni bullgar, drejtuar nga një shtetas maqedonas, i paraqitur për zhdoganim importi në rimorkion e kamionit, në zyrën doganore Tabanoc autostradë, në kabinën e tërheqësit dhe në hapësirën për paleta të rimorkios janë gjetur 256 copë vegla dhe pjesë për vegla, 47 copë pjesë automobilistike, 90 kilogram detergjent, 70 deodorantë, 36 litra lëng dhe 8 freskues ajri.  Produktet e padeklarara janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër drejtuesit të automjetit është parashtruar kërkesë për inicimin e procedurës së kundërvajtjes. 

Në rastin e tretë, gjatë kontrollit të mallit me origjinë zvicerane, destinuar për një importues nga f. Slepçe, Demir Hisar, paraqitur për zhdoganim importi në zyrën doganore Strugë, janë zbuluar të padeklaruar 9 copë mall teknik (vegla elektrike, aparat për kafe, karaoke autoparlant dhe makinë për tharjen e gotave). Produktet e padeklarara janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër importuesit do të parashtrohet këresë për inicimin e procedurës së kundërvajtjes. 

- 15 copë konzola për loja (mini game anniversary edition) dhe 44 mënjanues të njollave elektrik me dorë, marka youngke dhe surrker, zbulohen gjatë kontrollit të një automjeti maqedonas, drejtuar nga një shtetas maqedonas, paraqitur për hyrje në vend në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë. Produktet e padeklaruara janë gjetur në më shumë vende në automjet – në qese të vendosur në hapësirën e bagazhit, në hapësirën e gomës rezervë, në qese të mbuluara me pallto në sediljen e pasme, në disa kuti të vendosura para sediljes së bashkë shoferit dhe në pjesët e të dy dyerve të para. 

Të njëjtat janë mbajtur përkohësisht ndërsa kundër drejtuesit të automjetit është parashtruar kërkesë për inicimin e procedurës së kundërvajtjes. 

Deviza 

- 11.730 euro, zbulohen në dy raste të ndara në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë. 

Në rastin e parë, gjatë kontrollimit personal të një shtetasi maqedonas, që ka qenë duke drejtuar në automjet francez, është paraqitur për dalje nga vendi, janë zbuluar dhe përkohësisht janë mbajtur 7.500 euro. Udhëtari ka deklaruar se me vete ka 1.500 euro, por në pjesën e brendshme të rripit ka pasur ku dhe janë gjetur edhe 8.000 euro. Mbështetur me dispozitat ligjore, udhëtarit i janë kthyer 2.000 euro, një shumë që rezidenti mundet lirisht ta nxjerr nga vendi, ndërsa për kundërvajtjen e kryer është inicuar procedurë kundërvajtjeje. 

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të një automjeti grek dhe kontrollimit personal të dy shtetasve grek, që janë paraqitur për hyrje në vend, janë zbuluar dhe përkohësisht janë mbajtur 4.230 euro. Në një valizhe dore, e vendosur në bagazhin e automjetit, si dhe në pjesën e brendshme të palltosë së drejtuesit janë gjetur gjithsej 24.230 euro. Mbështetur me dispozitat ligjore, udhëtarëve u janë kthyer nga 10.000 euro, shumë që mund të qarkullij lirish gjatë hyrjes në vend, ndërsa kundër drejtuesit, që ka marrë përgjegjësinë për pjesën tjetër të parave, është parashtruar kërkesë për inicimin e procedurës së kundërvajtjes. 

Produkte kozmetike 

- 115 copë produkte kozmetike (laps dhe hije syri, bronzerë, pudra, maskara, baza grimi, furrça etj.), zbulohen gjatë kontrollit të një minibusi maqedonas që ka qarkulluar në linjën e rregullt Shkup – Prishtinë, gjatë hyrjes në vend në pikën e kalimit kufitar Bllacë. Produktet e padeklaruara, të gjetura në bagazhin e një shtetaseje maqedonase që ka udhëtuar me automjet, ndërsa përkohësisht janë mbajtur, ndërsa kundër udhëtares do të inicohet procedurë përkatëse. 

Migrant 

Ekipet doganore mobile kanë penguar hyrje ilegale të një udhëtari në vend. 

Më datë 29.12.2019 rretho orës 11:00, në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë gjatë hyrjes në vend është paraqitur në automjet italian, drejtuar nga një shtetas indian që ka poseduar një letërnjoftim italian. Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh, mbuluar me batanije, është gjetur 1 emigrant ilegal, që sipas deklaratës së tij ka qenë shtetas i Indisë. 

Emigranti është dorëzuar për procedim të mëtejmë në shërbimet policore të pikës kufitare Bogorodicë. 

Devizi, Bogorodica (1)
Devizi, Bogorodica
Konzoli za igranje,Bogorodica
MigrantMobilna
Tehnicka stoka i alat,mobilna
Alat, avtodelovi, prasak, mobilna
Delovi za mobilni telefoni, mobilna
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7