Gjatë ditës së sotme, me kërkesë të një pjese të importuesve të automjeteve të përdorura kanë mbajtur takim pune në hapësirat e Drejtorisë së doganave. Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të importuesve që kanë dhënë vërejtje për zbatimin e Ligjit për tatimin e automjeteve motorike që ka hyrë në fuqi nga data 01.01.2020. 

Si një nga dilemat kryesore që është vënë në pah në takim ishte zbatimi praktik i dispozitave ligjore të paqartësive ku edhe paqartësitë me të cilat ballafaqohen importuesit e automjeteve të përdorura gjatë përllogaritjes së tatimit të ri të automjeteve, si dhe zmadhimi i detyrimeve për të cilat kanë frikë se do të shkaktoj ndërprerje të punës së tyre. Një theks i veçantë në bisedime u është vënë automjeteve që janë doganuar para fillimit të zbatimit të Ligjit të ri për tatim të automjeteve motorike, se mos vallë do tu nënshtrohen taksimit shtesë ose jo, si dhe gjendjes së automjeteve që janë rrugës për të mbrritur në vendin tonë.  Është theksuar edhe mbështetja e bartjes së ndryshimeve në pjesën e taksimit të automjeteve motorike me qasje pozitive për stimul të importit të automjeteve më ekologjike, por e gjithë kjo në korelacion të automjeteve më të shtrenjta. Nga ana e Drejtorisë së doganave para përfaqësuesve janë prezantuar dispozitat themelore të Ligjit për tatimin e automjeteve dhe praktikisht janë bërë disa përrllogaritje të tatimit të automjeteve motorike. Kanë ardhur në përfundim në mënyrën e përllogaritjes të cilat në opinon qarkullojnë përllogaritje spekulative që në disa raste i sjellin edhe importuesit edhe blerësit në huti, ku qytetarët kanë dilemat se sa detyrime duhet të paguajnë për automjetet. 

Nga Drejtoria e doganave është theksuar se qytetarët këto detyrime mund ti përllogarisin edhe vetë nëse përdorin kalkulatorin që është publikuar në faqen e internetit të Drejtorisë së doganave që është vendosur për këtë qëllim. (linku në këtë faqe http://ite.customs.gov.mk:9070/userForm ) Në këtë drejtim është propozuar që të organizohet prezantim i drejtpërdrejtë I dispozitave ligjore para importuesve në rajone që të pastrohen dilemat me të cilat po ballafaqohen për momentin. 

Theks i veçantë sipas ligjit të ri u jepet automjeteve me vlerë deri në 10.000 euro që taksohen ekskluzivisht vetëm sipas asaj se sa ndosin, dhe jo si deri më tani sipas vlerës së automjetit. Ata që kanë emisione më të vogla CO2 paguajnë më pak detyrime nga ata që emitojnë sasi më të mëdha të CO2. Për automjetet me vlerë mbi 10.000 euro përllogaritja bëhet edhe sipas emisionit të CO2 dhe sipas vlerës së automjeteve. 

Në drejtim të dilemave se mos vallë automjetet e doganuara deri më tani duhet të paguajnë tatim është potencuar se çfarë është përfunduar me ligjin e vjetër të pagesës shtesë të tatimit të automjeteve motorike dhe automjetet munden lirisht të shiten. 

Në fund është rënë në përfundim se Drejtoria e doganave do ti shqyrtoj vërejtjet e dhëna dhe do të realizoj një takim shtesë me të gjitha palët e interesuara për këtë ligj.  

Image-1 (19)
Image-1 (22)
Previous Next Play Pause
1 2