Drejtoria për punë doganore dhe të hyra e Mbretësirë së Bashkuar, Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut i dhuroi një skaner të ri të sofistikuar për kërkimin e automjeteve. Donacionin e dhuroi z. Adam Woodrow, oficer i lartë i Drejtorisë për punë doganore dhe të hyra të Mbretërisë së Bashkuar. 

Drejtori i Drejtorisë së doganave, z. Gjoko Tanasoski theksoi se skanerin që do ta përdorin ekipet mobile paraqet njërën nga mënyrat për pengimin e zbulimit të kërcënimeve, si dhe një standard për punën e përditshme operative. Drejtori më tej theksoi se mbështetja dhe bashkëpunimi i vendosur me organet doganore të Mbretërisë së Bashkuar është drejtuar kah përmirësimi i teknikave të reja dhe modaliteteve të punës përmes shkëmbimit të informacioneve dhe pkraktikës më të re në fushën e luftës kundër krimit, por edhe në kontribuimin e përshpejtimit të procedurave doganore dhe tregtisë. 

Oficeri lidhur me Drejtorinë për punë doganore dhe të hyra të Mbretërisë së Bashkuar, z. Woodrow theksoi se shpreh kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishtëm me Drejtorinë e doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe se shpreson se ky bashkëpunim do të vazhdoj më tej.  

DSCN9597
DSCN9602
DSCN9605
DSCN9609
DSCN9611
DSCN9613
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6